Kosovë/ 27-vjet Epope e UÇK-së aktivitete përkujtimore në mbarë vendin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon dhe agjendën zyrtare të aktiviteteve që do të zhvillohen për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto aktivitete do të zgjasin për tri ditë, duke përfshirë homazhe, seanca solemne dhe ngjarje kulturore e sportive.

Më 5 mars, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, për të kujtuar sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë. Po atë ditë, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, si dhe seanca solemne në kuvendet komunale.

Nga ora 12:00, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si një simbol i vazhdimësisë së përkushtimit për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit. Në Skenderaj, ndërkohë, do të organizohen turne sportive në futsall dhe volejboll.

Të enjten, më 6 mars, aktivitetet përkujtuese do të vazhdojnë me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga ana e krerëve të shtetit, si dhe me homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve në komunat e Kosovës. Mbrëmja do të kulmojë me akademinë përkujtimore për Epopenë e UÇK-së, e cila do të mbahet në Prishtinë nga ora 19:00.

Ndërsa të premten, më 7 mars, nga ora 19:00, në Prekaz do të zhvillohet tradicionalja “Nata e Zjarreve”, një ngjarje simbolike që përkujton heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Epopeja e UÇK-së mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, duke simbolizuar sakrificën dhe vendosmërinë e popullit për liri dhe pavarësi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.