Një nga shqiptarët më të kërkuar për trafik të qënieve njerëzore, Alket Dauti, ka arritur të kthehet fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar pas përfundimit të gjysmës së dënimit të tij prej dhjetë vitesh burg në Belgjikë, ku ishte dënuar për udhëheqjen e një grupi kriminal që kontrabandonte emigrantë nga Belgjika në Britani.
Në një artikull të gjatë kushtuar Dautit, Daily Mail tregon se ai u arrestua në vitin 2018 për rolin e tij në trafikun e qindra emigrantëve – përfshirë fëmijë – dhe tani është kthyer në Britani duke përdorur rrugë të dyshimta.
Sipas hetimeve, ai ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke shpëtuar nga autoritetet, ndërkohë që ka postuar foto dhe video në rrjetet sociale që e konfirmojnë praninë e tij në Londër. Dauti ka mohuar çdo akuzë dhe ka pretenduar se jeton “ligjërisht” në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që Home Office-i ka deklaruar se nuk ka asnjë të dhënë për hyrjen e tij në vend.
Shkrimi i plotë i Daily Mail
Një bos shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi në Britani të Madhe pasi kreu gjysmën e dënimit me dhjetë vjet burg në Belgjikë.
Alket Dauti, 36 vjeç, ishte kreu i një bande shqiptare që kontrabandonte emigrantë – përfshirë fëmijë – në kamionë frigoriferikë nga Belgjika.
Ai u arrestua në banesën e tij në Penge, Londrën Juglindore, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë vitin pasardhës, ku tashmë ishte dënuar me dhjetë vjet në mungesë për drejtimin e operacionit të kontrabandës.
Në seancën e tij u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t’i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale.
Një hetim i MoS-së ka zbuluar se ai kreu vetëm pesë vjet të mandatit të tij dhjetëvjeçar në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes.
Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës.
Analiza që MoS i bëri llogarive të Dautit në TikTok, Instagram dhe Facebook tregoi se ai jeton në Britani të paktën që nga nëntori i kaluar.
Fotot në Facebook e shfaqën atë në pronën në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke vozitur në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi klipin.
Zyrtarët e Home Office i thanë MoS-së se nuk kishin të dhëna për hyrjen e Dautit në vend. MoS u përpoq të fliste Dautin në shtëpinë e tij në Pengë, por askush nuk iu përgjigj derës. Përfundimisht,MoS foli me të në një numër celular britanik pasi e kontaktoi përmes Facebook Messenger.
Dauti tha se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar ‘legalisht’ që nga qershori i vitit të kaluar. Ai shtoi se fluturoi në aeroportin e Lutonit direkt nga Shqipëria.
I pyetur se si ka arritur të kthehet, Dauti tha: ‘Jam me letra… Çfarë do të thotë nuk më lejojnë të kthehem? Unë nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se Home Office nuk kishte të dhëna për kthimin e tij në Britani, ai na paralajmëroi që të mos shkonim përsëri nëpër shtëpinë e tij.
Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Kujdesi Dauti dhe Zaka të dy morën tetë vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në MB për të luftuar ekstradimin.
Banda i kërkonte emigrantëve 13,000 £ për një vend në pjesën e përparme të kamionit dhe 8,000 £ për në pjesën e pasme.
Home Office nuk pranoi të komentojë përfundon Daily Mail.
Përktheu dhe përshtati Diaspora Shqiptare



