Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për shqiptarët në diasporë që të angazhohen maksimalisht në zgjedhje, duke votuar për Partinë Demokratike. Në një takim me mbështetësit, ai u kërkoi demokratëve të punojnë me çdo shqiptar të regjistruar për të siguruar votën kundër qeverisë aktuale.
“Të punoni me çdo shqiptar që njihni dhe që është regjistruar, në mënyrë që ai të votojë për PD-në, pavarësisht se kush e ka regjistruar dhe pavarësisht bindjeve të tij të mëparshme,” deklaroi Berisha, duke shtuar se çdo ditë takon edhe ish-mbështetës të Partisë Socialiste që tashmë janë të vendosur të votojnë kundër qeverisë.
Një apel i veçantë iu drejtua edhe emigrantëve shqiptarë që nuk kanë mundur të regjistrohen në votim, por që kanë mundësi financiare për të udhëtuar. Berisha i ftoi ata të vijnë në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e tyre.
“Në rast se e kanë emrin në lista, të vijnë në Shqipëri të votojnë,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtij angazhimi në rezultatin e zgjedhjeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.