Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është rrugës për në Greqi, ku nesër do të marrë pjesë në Panairin e Punës në Athinë. Në një postim në “Facebook”, ai thekson se Shqipëria do t’u prezantojë emigrantëve shqiptarë mundësitë e punësimit në vendin amë, duke ofruar paga të arsyeshme dhe taksa të ulëta.
“Nesër, Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë tek emigrantët për t’u treguar punët që mund të gjejnë këtej kufirit. Kjo është hera e parë që Shqipëria troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’ju thënë: ‘Ejani, kam punë për ju’”, shkruan Rama.
Ai thekson se ky është një moment historik për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar procesin e integrimit më real se kurrë më parë. “Për herë të parë, yjet e fatit tanë dhe të Evropës janë rreshtuar në vijë të drejtë. Shpejtësia me të cilën po ecim në hapjen e kapitujve të negociatave është më e larta në historinë e integrimit”, thekson Kryeministri.
Në fund, Rama u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë dhe Evropës të mbështesin procesin, duke u bërë pjesë e ndryshimit dhe e ëndrrës evropiane.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.