Dezinformatat ruse dhe kineze përbëjnë një sfidë globale që kërkon bashkëpunim dhe koordinim ndërkombëtar, thotë për KosovaPress eksperti britanik Ben Graham, i specializuar në integritetin e zgjedhjeve. Ai thekson se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të mbrohet besueshmëria e informacionit.
Ndikimi i dezinformatave ruse është ndjerë edhe gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, ku mediat propagandistike kanë shpërndarë narrativë manipuluese. Sipas Misionit të Bashkimit Evropian, vetëm “RT Balkan” dhe “Sputnik Serbia” kanë publikuar rreth 60 artikuj për zgjedhjet në Kosovë, duke shtrembëruar informacionin kundër komunitetit serb.
Graham thekson se dezinformimi është një dukuri e organizuar globalisht, ku përveç Rusisë, shpesh përfshihen edhe rrjete kineze. Ai vëren se, për Ballkanin, ka një sërë organizatash që punojnë për të kundërshtuar këtë fenomen, por kërkohet një qasje më e koordinuar për të adresuar sfidën në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.