Numri i shtetasve shqiptarë nga Diaspora të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 125 mijë.
Shifrat janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 4 mars.
Po sipas të dhënave të KQZ kanë bërë kërkesë për regjistrim 194 173, ndërsa janë shqyrtuar 194,021 kërkesa.
Sipas të dhënave janë refuzuar 68,860 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.