Tirana, kultura dhe bukuritë e saj, gastronomia shqiptare, me gatimet e saj të pasura që tregojnë traditat e popullit dhe historinë e kombit, ishin në qendër të bisedës në eventin “Raccontiamo Tirana e la gastronomia Albanese”, organizuar nga Albania Letteraria dhe Shoqata Arbëria Trieste.
Simonetta Di Zanutto, autore e guidës “Tirana dhe rrethinat”, dhe shefi i kuzhinës Dhimiter Shparataku, me drejtimin e Kamelja Shehu, i dhanë jetë një dialogu që i çoi të pranishmit në kryeqytetin e bukur shqiptar, mes rrugëve të tij, aromat dhe shijet që e karakterizojnë.
Gjatë aktivitetit u dhurua për Shoqatën nga Etleva Çobaj dhe bashkëshorti i saj Bashkim Kaloveshi: dy piktura të Musa Kaloveshit, artistit të njohur kosovar.
Në fund të takimit, të pranishmit mundën të shijojnë ushqime të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare, falë angazhimit të shefit të kuzhinës Shparataku dhe kujdesit të Shoqatës Arbëria Trieste. Vera erdhi direkt nga Kosova, e ofruar nga Besnik dhe Mevlyde Bytyqi, të dy anëtarë aktivë të Asociacionit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.