Në datën 8 mars 2025, Holy Trinity Sloane Square në Londër do të jetë skena e një mbrëmjeje të paharrueshme muzikore. London City Philharmonic, nën drejtimin e dirigjentit shqiptar Olsi Qinami, do të interpretojë vepra të Rachmaninoff, Tchaikovsky, Prenk Jakovës, Teodor Dores dhe Thomas Simakut.
Një moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje do të jetë pjesëmarrja e ansamblit të violinistëve të parë nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare të Shqipërisë, duke sjellë një lidhje të veçantë mes muzikës klasike ndërkombëtare dhe trashëgimisë muzikore shqiptare.
“Një surpizë mjaft e këndshme!!
Pjesa ime ‘The Nightingale’ do te luhet se shpejti në Londër. Ky është kompozimi im i parë, i parë fare, qe e shkrojta në vitin e parë si student në Institutin e Lartë të Arteve në vitin e larget 1979! Kjo pjesë është luajtur në disa versione, por kjo është hera e parë që luhet nga një orkertër harqesh!! Faleminderit Olsi Qinami – SUKSESE!!!!”, shkruan në facebook kompozitori Thoma Simaku.
Programi i koncertit përfshin:
- Rachmaninoff: Suite në D Minor, I. Allegro Moderato (për trio piano); Prelude në G Minor, Op. 23 Nr. 5 (për trio piano); Vocalise, Op. 34 Nr. 14 (për trio piano).
- Prenk Jakova: Suite nga Opera “Mrika”.
- Thomas Simaku: Nightingale.
Pas pushimit:
- Teodor Dore: La Suite Romana (premiera britanike).
- Tchaikovsky: Koncerti për Violinë.
Ky koncert premton një përvojë të jashtëzakonshme për dashamirësit e muzikës klasike, duke përfshirë vepra të njohura botërore dhe kompozime unike shqiptare.
Rezervoni tani për të përjetuar këtë mbrëmje magjike në Londër.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.