Islam Alijaj, një sipërmarrës zviceran me origjinë shqiptare, ka marrë çmimin prestigjioz “Novator Social Publik” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Çmimi iu akordua nga Fondacioni Schwab për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në përfshirjen sociale të personave me aftësi ndryshe, përmes organizatës Tatkraft, të themeluar prej tij.
Në moshën 37-vjeçare, Aliaj është një figurë frymëzuese që ka ndikuar në ndryshime të prekshme në shoqëri. Organizata Tatkraft ndihmon personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të jenë kontribues aktivë në shoqëri. Përmes kësaj platforme, janë zhvilluar diskutime të rëndësishme mbi statusin e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Zvicër.
Lexo edhe: Nisma/Më shumë pjesëmarrje e njerëzve me aftësi ndryshe në politikën zviceriane
Aliaj, i cili është vetë një person me aftësi të kufizuara për shkak të paralizës cerebrale, është anëtar i Parlamentit Kombëtar Zviceran që nga viti 2023. Ai ka ndjekur një shkollë për nxënës me nevoja të veçanta, ka përfunduar një zanat dhe më vonë një shkollë biznesi, duke treguar se barrierat mund të tejkalohen me vullnet dhe përkushtim.
Së fundmi, në janar 2025, Aliaj ka lançuar Monitoris AG, një firmë që synon të ndihmojë profesionistët në automatizimin e detyrave administrative përmes teknologjisë.
Ky çmim në Davos është një njohje jo vetëm e punës së tij si sipërmarrës dhe aktivist social, por edhe e shembullit të tij për të inspiruar ndryshim dhe përfshirje në një shoqëri gjithnjë e më të ndërgjegjshme për diversitetin dhe barazinë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.