Në New York u zhvillua Festivali i 20-të i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të dielën e kaluar nga ora 12:00. deri në 6 pasdite, në Kensico Dam Plaza në Valhalla, për të njëzetin vit me radhë, u mbajt “Dita e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” në Nju Jork, falë punës së madhe të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, dhe kujdesit shembullor të famullitarit Dom Pjetër Popaj.

Drejtuesi artistik i veprimtarisë kulturore, është Fran Çotaj. Piknikun e Trashëgimnisë Kulturore Shqiptare, e hapi dhe e bekojë Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj.

Ky piknik mbahet në bashkëpunim me Westchester County Parks. Dhe, në të morën pjesë përafërsisht dhjetë mijë pjesëmarrës.

Drejtori Ekzekutiv i kontesë Westchester George Latimer, thotë se Westchesteri, krenohet me frymën e përbashkët mes kulturave të shumta të ndryshme, përfshirë atë të shqiptarve. Përjetimin e sfondeve të këtyre kulturave, veçse e zgjeron perspektivën e komuniteteve, duke nxitur një kuptim më të madh të mënyrave të ndryshme të jetesës dhe të menduarit të popullatës së qarkut tonë:

“Si një komunitet, Westchester County përpiqet të nxisë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen. Ku, shqiptarët i kushtojnë një vlerë të madhe familjeve dhe trashëgimisë së tyre etnike. Ata vijnë në këtë park të kalojnë kohë cilësore me të dashurit e tyre dhe të mësojnë të tjerët për kulturën e tyre shqiptare, prej nga ata vijnë”, thotë Drejtori Ekzekutiv i kontesë Westchester George Latimer.

Mes mijëra pjesëmarrësve të shumtë ishin edhe klerik e lider të komunitetit, veprimtar, dhe personalitete të kulturës dhe artit, autoritetet vendore të lokalitetit Westchester County, miq dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore, si dhe përfaqësues nga Misioni i Shqipërisë në OKB, dhe nga Konsullata e Republikës së Kosovës në New York, përfshirë zotin Mark Gjonaj, Kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike Shirli – Klojes DioGuardi, e anëtar të tjer të Bordit, si dhe përfaqësues shoqatash .

Festivali i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në New York, shfaqë për dy dekada kulturën shqiptare me këngë, valle, shfaqje muzikore, aktivitete të ndryshme sportive.

Në këtë festival si gjithmonë tregëtohen nga shitësit ambulant, suvenire tona kombëtare, bluza, dhe seksorë të ndryshëm me flamurin kuq e zi, fotografi, postera të përmasave të ndryshme të trashëgimisë kulturore, përfshirë postera me protretin e figurave tona kombëtare, Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin – Skëndërbeun, Nobelisten shqiptare, të Shejtën Nëna Tereze, prijsin legjendar Ded GjonLulin, dhe bluza dhe uniforma me simbolet e UÇK-së, dhe Komandatin legjendar Adem Jasharin, e të tjera.

Ky aktivitet masiv përfshinë gjithashtu, argëtimin për fëmijët, që luajnë me balona, ​​ndërsa frekuentojnë gjatë gjithë ditës këndin e lojërave si dhe bëjn piktura të fytyrës me simbolet tona kombëtare.

Drejtuesi artistik i veprimtarisë kulturore Fran Çotaj bashkë me Grupin Rozafati drejtuar nga koreografe Agjelina Nika “Mjeshtër i Madh”, këngëtarët Ermina Bushi-Lleshaj, Valdet Luka, dhe Dj Edi, duket se ia shtuan kësaj radhe kënaqësinë pjesëmarrësve të cilët iu bashkuan gjatë gjithë ditës vallëzimit mahnitës dhe mjeshtëror të Grupit të vallëtarëve Rozafa, nga Qendra Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.

Gjithashtu, një vend të veçantë në festivalin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, në New York, zë si për nga hera aktiiviteti sportiv – me Truneun e Futbollit, Vollejbollit, Shah, e lojrave të tjera zbavitëse.

Drejtori i Revistës Jeta Katolike, z. Mark Shkreli , duke komentuar këtë veprimtari të këtij komuniteti, tha për festivalin- Piknikun “Dita e Trashegimise Kulturore Shqiptare”, dominojne simbolet tona kombetare, kostumet popullore, kapuçat – plisat e bardhe, flamuri i madh shqiptar, dhe kenget vallet popullore nga te gjitha krahinat.

Z. Shkreli, teksa ka folur për festivalin ka nënvizuar se : “Kjo ngjarje vjetore organizohet me qellim qe te gjithe shqiptaret, pa kurrefar dallimi, te mblidhen e defrehen sebashku, te rinjt te njoftohen me njeri me tjetrin dhe me kulturen e vet, si dhe kombet e tjera te njihen duke marre pjese ne kete veprimtari ne kete park, me traditen dhe kulturen tone te lashte, e qe, pa dyshim ia kemi arritur qellimit”

Ai është pjesëmarrës i të gjitha këtyre aktiviteteve që organizon kisha, ndërsa postojë edhe një set me fotografi ka lënë një status në faqen e facebook të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, ku thotë se Kisha jonë që nga viti 2004 bashkon komunitetin shqiptar të treshtetëshit metropolitan të New York-ut pa dallim : “Duket se sivjet ishte më i madhi për nga pjesëmarrja, dhe më i miri për nga kvaliteti, se çdo vjet tjetër. Urime Kishës dhe famullitarit Dom Pjetër Popaj dhe drejtorit shumëvjeçarë z. Fran Çotaj.”

Padyshim festimi i kësaj feste kap një ridimensionim mbarëkombëtar.

Piniku “Dita e Trashëgimnisë Kulturore Shqiptare” në komunitetin shqiptar, konsiderohet si një ngjarje e ditës, që përfshijnë, fjalimet pershëndetse, aktivitetet kulturore e sportive, argëtimin me pjesmarrjen e grupeve muzikore dhe kërcimtarëve, së bashku me këngëtarët e komunitetit.
Edhe pse një ditë do të duket pak për të shpalosur të gjithë thesarin e pasurisë kulturore të një populli, pak nga të gjitha fushat kulturore, të përfaqësuara nga elementet më të mirë të tyre, e bëjnë këtë aktivitet të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, një ngjarje të rëndësishme kulturore në mërgim. “Dita e Trashëgimnisë Kulturore Shqiptare” në Amerikë “Albanian Cultural Heritage”, ka më tepër një karakter festiv e argëtues. Këngëtarët dhe valltarët e Grupeve të Këngëve dhe Valleve Popullore, përçojnë traditën më të mirë të muzikës dhe valles popullore, në një skenë të madhe verore.

Ndërkohë edhe ritmet e muzikës moderne dëgjohen nëpër park si ajo ambientale, techno, house, trance, rock & pop, dance, hip hop, clasica, e tjera. Ato përçohen përmes CD-ve dhe DJ, e video clipeve, te grupet e të rinjëve që shijojnë të gjitha llojet e muzikës.

Në këtë festival nuk kanë munguar asnjëherë as lojrat popullore e sportive, ushqimi dhe ekspozimi i, simboleve kombëtare, flamuj, distiktiva me figura kombëtare, CD me muzikë të ndryshme nga të gjitha trevat, kaseta dhe video kaseta.

Ndërkaq festivali “Dita e Trashëgimnisë Shqiptare”, në Amerikë, shfaqë gjithëheret tek të gjithë shqiptarët, shumë veti dhe lë mbresa të bukura që ndikojnë në jeten komunitare.

“Dita e Trashëgimnisë Shqiptare”, në Amerikë, tregon edhe një herë se sa jemi të bashkuar rreth flamurit kombëtar dhe traditës së bukur kulturore artistike, në mërgim. Bashkësia shqiptare në Amerikë, edhe me këtë piknik tregonë se ka një potencial të intelegjncës dhe njerëzë të kulturës, artit dhe shkencës për nga pjesmarrja pasi aty është e gjithë Shqipëria në miniature.

Ky argetim kaq masiv jep një shembull tek bashkëatdhetarët nga ana e organizatorit të cilët dinë të ftojnë në çdo kohë shqiptarët e Amerikës, të shlodhen e të argëtohen, e të marrin me shumë energji për t’i derdhur në të mire dhe për të mirën e organizimit tonë edhe këtu përtej Oqeanit Atlantik në Amerikën e largët.

Veprimtaria kulturore e shqiptarëve nga Nju Jorku dhe Zona e Tri-Shtetshit, emigruar nga Shqiperia , Kosova e viset shqiptare, bëri bashkë shqi[tarët e të gjitha moshave të cilë erdhën me familjet dhe miqtë e tyre, që marrn pjesë në këtë festival të madh, për të festuar identitetin shqiptar.

Kjo ishte një ditë e mrekullueshme për të gjithë shqiptarët këtu për të festuar kulturën e traditën e vyer shqiptare.

“Dita e Trashëgimnisë Shqiptare” në Amerikë “Albanian Cultural Heritage “, në Kensico Dam Plaza në qytezën Valhalla, percepitohet njëkohësishtë, si një festival argëtues. I cili bënë bashkë me mijëra mërgimtarë shqiptarë, të emigruar këtu, në periudha të ndryshme nga të gjitha viset e Shqipërisë: Shqipëria, Kosova, Çamëria, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ata mblidhën në këtë ambjent të mrekullueshem natyror, shumë i ngjashëm me bukuritë natyrore të bjeshkeve , luginave dhe fushave të Kosovës, Shqipërisë, e viseve të tjera, për të ringjallur traditën e bukur shqiptare, të këtyre festave tradicionale kombëtare.

Me këtë festival i quajtur “Dita e Trashëgimnisë Shqiptare”, në Amerikë, Qëndra kulturore “Nënë Tereza” nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë” Zoja e Shkodrës”, she Famullitarit Dom Pjetër Popaj, mund të themi se tani më kanë krijuar një festë në natyrën e bukur amerikane, festë e të gjithë shqiptarëve, nga Uqini, Tuzi, e Tetova, Tirana , Çamëria, Prishtina, Presheva, Plava, Gusia dhe Malësia.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.