Shoqëria ecën përpara dhe evoluon. Që kjo të ndodhë duhet dialog. Një diskutim ka nevojë për dy ose më shumë persona për t’u mbajtur, kështu që le të përcaktojmë pjesëmarrësit duke filluar nga unë.
Prej 30 vitesh jetoj në qytetin e Selanikut, ku punoj në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe jam një qytetare aktive prej mbi 10 vitesh. Merrem me problematika të grupeve të ndryshme shoqërore. Vendi im i punës më kanë dhënë mundësinë të ndërveproj me njerëz të moshave të ndryshme dhe problemet e tyre. Personat pranë që më japin rastin dhe nderin të bisedoj janë kryesish studentë por edhe pedagogë, punonjësit e shëndetësisë, por edhe pacientë, biznesmen të vegjël të lagjes, por edhe klientët e tyre si dhe shumë e shumë të tjerë. Biseda jonë ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme lokale të 8 Tetorit në Greqi.
1) Pse duhet të shkoj të votoj në zgjedhjet vendore, më pyet një student? Përgjigja ime: – Sepse kemi një mundësi që të ndikojmë në politikë dhe në vendimarrje në fusha të ndryshme të jetës sonë siç është: ekonomia, shëndetësia, arsimi, ndryshimet klimatike, etj. – Sepse ekziston kjo mundësi për të mbrojtur çështje, si: barazia, drejtësia, liria e fjalës, mbrojtja e grupeve në nevojë etj. – Gjithashtu, krijohet mundësia të mbështesim bashkëqytetarët tanë dhe kështu të forcojmë komunitetin tonë aty ku jetojmë. – Së fundi, janë zëri ynë në sistemin demokratik të vendit.
2) Pse duhet të votoj grupimin politik “NDRYSHIM NË PREFEKTURËN E MAQEDONISË QENDRORE’’, më pyet një zonjë rreth të 50-ave?
Përgjigja ime: – Sepse Partia e SYRIZA-PS demonstroi në praktikë gjatë qeverisjes së saj, prioritetin për drejtësinë sociale, uljen e pabarazive dhe forcimin e programeve sociale. Njerëzit e saj përbëjnë ekipin e madh të “NDRYSHIMIT” – Këto zgjedhje munden dhe duhet të jenë një mundësi për rinovim dhe ndryshim në pushtetin vendor. – NDRYSHIMI promovon krijimin e një modeli ekonomik më të drejtë dhe më të qëndrueshëm në të gjitha nivelet duke ulur përqindjen e papunësisë dhe duke iu dhënë mundësinë grave të fillojnë biznesin e tyre. – Së fundi, personat që përbëjnë këtë grupim kanë treguar interes për zhvillimin urban dhe mbrojtjen e mjedisit.
3) Pse duhet të votoj për Yannis Mylopoulos, më pyet një intelektual?
Përgjigja ime: – Sepse ka qëndrime dhe propozime specifike politike për zhvillim të qëndrueshëm ku përfshihen ekonomia, shoqëria dhe ambienti. – Ai njihet për mandatin e tij si rektor i AUTH-së, por edhe si CEO i Metrosë së qytetit të Selanikut. – Ai është i motivuar nga ndershmëria dhe transparenca. – Përfaqëson dhe promovon interesat e bashkëqytetarëve.
4) Pse ia vlen të votojmë për ty, është pyetja nga të gjithë ju? Përgjigja ime: – Kam përvojë, njohuri, aftësi të dëshmuara që i kam fituar jo vetëm nga studimet, por edhe profesionalisht në fushat e mia të punës. – Mund të ofroj mbështetje në çështjet e shëndetësisë, arsimit, mirëqenies sociale për krijimin e një shoqërie të barabartë dhe solidare. – Më karakterizon ndjeshmëria ndaj njerëzve, vendosmëria, shpirti i bashkëpunimit, kam durim dhe këmbëngulje në zgjidhjen e problemeve. Ëndërroj një hartë plot ngjyra në vend, një pluralizëm në skenën politike dhe veçanërisht në pushtetin vendor. Le të përpiqemi të gjithë, që të ndryshojë “harta vetëm blu” dhe të kemi zërin tonë aty ku merren vendimet për jetën tone dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Në respekt: Fotini Shehu Kandidate: Në Koalicioni NDRYSHIMI ( ΑΛΛΑΓΗ ) për Këshilltare Prefekture për Qarkun Selanik: Rajoni i Maqedonisë Qendrore. Udhëhequr nga Yannis Mylopoulos.
Nga Fotini Shehu Kandidate për këshilltare në Prefekturën e Maqedonisë Qendrore me grupimin politik ‘’NDRYSHIM’’, me kryetar Yannis Mylopoulos.






