Presidentja e Kosovës dhe delegacioni që shoqëron atë prej të shtunës ndodhet në një vizitë njëjavore, në New York, qytetin ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Të dielën në mbrëmje ajo ka zgjedhur të darkojë në një lokal të famshëm shqiptar në New York.
Bëhet fjalë për një restorant autentik shqiptar në qendër të qytetit të New Yorkut, restorantin e shqiptarit nga Kosova “ Çka ka Qellu” me pronar Ramiz Kukaj, i cili është një restorant tradicional shqiptar, që ka mahnitur klientelën e tij, jo vetëm shqiptarët e Amerikës, por edhe amerikanët e turistët e huaj.
Lokali “Çka ka Qellu” i zgjedhur nga Presidentja Osmani është bërë i famshëm në Amerikë duke sjell një botë të re ushqimesh të traditës shqiptare për ta shoqëruar atë me dekorime të stilit antik, dhe trashëgimisë e kulturës shqiptare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.