Qendra “Melikian”, pranë Arizona “State University” do të organizojë në datën 8 shkurt në orën 12:00 (local) një diskutim lidhur me sfidat dhe mundësitë e medias në Rusi dhe Europën Lindore.
Të ftuar janë tre gazetarë dhe ekspertë të medias nga Shqipëria, Hungaria dhe Rusia, pjesë e programit Humphrey në Shkollën e Gazetarisë dhe Komunikimit Walter Cronkite – ASU.
Gazetarja shqiptare Elira Çanga, Balint Fabok dhe Milana Mazaeva do të ndajnë përvojën e tyre në gazetari dhe do të diskutojnë për situatën e medias.
Takimi do të mbahet të martën, me 8 shkurt në ASU Durham Hall por mund të ndiqet dhe on line në linkun zoom.
https://asu.zoom.us/j/2547561917
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.