EMA miraton pilulën e parë kundër COVID

E enjte, 3 Korrik, 2025
E enjte, 3 Korrik, 2025

EMA miraton pilulën e parë kundër COVID

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi të enjten se ka miratuar pilulën anti-COVID-19 të Pfizerit, Paxlovid, duke u bërë ilaçi i parë antiviral që autorizohet për përdorim në Bashkimin Evropian.

“Komiteti i EMA për Produkte Medicinale (CHMP) ka rekomanduar dhënien e një autorizimi të kushtëzuar për ilaçin antiviral Paxlovid”, njoftoi rregullatori i BE-së.

EMA rekomandoi “autorizimin e Paxlovid për trajtimin e COVID-19 tek të rriturit që nuk kanë nevojë për oksigjen shtesë dhe që janë në rrezik të sëmuren rëndë”, raporton euronews.

Antiviralët funksionojnë duke reduktuar aftësinë e një virusi për t’u riprodhuar, duke frenuar kështu sëmundjen. Ilaçi lehtësisht mund të administrohet duke u pirë me një gotë uji .

Pfizer tha në dhjetor se Paxlovid uli pranimet në spital dhe vdekjet tek njerëzit në rrezik deri në 90 për qind kur merret në ditët e para pas shfaqjes së simptomave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.