Autoritetet shëndetësore të Republikës së Bullgarisë kanë përditësuar masat mbi regjimin e hyrjes në Bullgari.
Nga data 20 janar 2022, hyrja në Bullgari e shtetasve shqiptarë duke qenë se Shqipëria tashmë është bërë pjesë e listës së Zonës së Kuqe është e mundur me paraqitjen e:
rezultatit negativ të testit PCR, i kryer deri në 72 orë përpara hyrjes sëbashku me:
një certifikatë të vlefshme dixhitale të BE-së për vaksinimin, ose
një certifikatë e vlefshme dixhitale e rikuperimit nga Covid-19, ose
një dokumenti të ngjashëm, që përmban të njëjtat të dhëna si certifikata dixhitale e BE-së për vaksinimin ose rikuperimin ndaj Covid-19.
Fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç, që vijnë nga vende të Zonës së Kuqe lejohen në territorin e Bullgarisë me paraqitjen e rezultatit negativ të testit PCR, i kryer deri në 72 orë përpara hyrjes sëbashku me:
një certifikatë të vlefshme dixhitale të BE-së për vaksinimin, ose
një certifikatë e vlefshme dixhitale e rikuperimit nga Covid-19, ose
një dokumenti të ngjashëm, që përmban të njëjtat të dhëna si certifikata dixhitale e BE-së për vaksinimin ose rikuperimin ndaj Covid-19.
Në mungesë të paraqitjes së këtij dokumentacioni, fëmija do të vendoset në karantinë 10 ditore. Gjithashtu, në karantinë do të vendosen shtetasit bullgarë, familjarët e tyre si dhe mbajtësit e lejeve të përhershme, afatgjata ose të rinovueshme të qëndrimit, të cilët nuk paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për hyrje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.