Alber Baca shqiptari që jeton në Genova të Italisë, prej më shumë se një jave është duke ndihmuar një grup të moshuarish të cilët për shkak të përhapjes së koronavirusit janë vendosur në karantinë në hotelin “Bel Sit” në qytetin italian.
“Ne po përjetojmë një situatë të vështirë dhe të papritur, na telefonuan nga spitali i Genovas, dhe na thanë që një grua që kishim në hotel kishte rezultuar pozitive për koronavirus. Menjëherë u izoluam, rreth 80 veta”, ka treguar ai në një intervistë televizive. “Unë po vazhdoj të bëj sa më shumë që të mundem për të siguruar ata që kanë nevojë për ndihmë, të dëgjoj nevojat e secilit dhe të përpiqem të komunikoj me ata që janë jashtë. Duhet të dini diçka, nuk jam punonjës tani, jam një nga qindra njerëzit që janë në karantinë këtu. Asnjëherë nuk kam menduar për shëndetin tim, ka shumë të moshuar këtu”- u shpreh Alberi.
Hoteli “Bel Sit”
Alber Baca aktualisht 25 vjeç, u largua nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 2012. Ku fillimisht ka punuar si kamerier në një hotel në Alassio.
Sot ai është një nga vullnetarët që po ndihmojnë njerëzit në karantinën e ngritur në hotelin ku punon.
Kjo nismë e shqiptarit Alber Baca është vlerësuar edhe nga funksionarët italianë. Presidenti i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, pas këtij veprimi humanitar i ka premtuar djalit nga Shqipëria, marrjen e shtetësisë Italiane.
“Në mesin e shumë vullnetarëve në këto ditë të vështira, për të na ndihmuar të menaxhojmë situatën dhe të kthehemi në normalitet, një falënderim i veçantë i shkon këtij djali që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike i Ligurians: Faleminderit Alber, ne do të bëjmë çmos që ju të mund të merrni nënshtetësinë italiane që ju dëshironi aq shumë. Sepse ju jeni një nga ne, një Ligurian i vërtetë. Ejani Liguria, ju keni shumë heronj për t’u mbështetur “, tha Presidenti i Rajonit të Ligurias.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.