Ministri grek: Shqiptarët në sektorin e bujqësisë janë të pazëvendësueshëm

E martë, 30 Prill, 2024

Mungesa e punëtorëve shqiptarë në Greqi për shkak të mbylljes së kufijve ka shkaktuar pasiguri tek fermerët vendas. Ata kërkojnë nga shteti t’u sjellë punëtorë nga vendi fqinj,

Greqia ka nevojë për më shumë se 50 mijë punonjës sezonalë në vit në sektorin e bujqësisë dhe po kaq edhe në sektorin e turizmit.

Ka shumë shqetësime lidhur me situatën e krijuar mbas mbylljes së kufijve, pasi nëse kjo situatë do të vazhdojë, fermerët grekë rrezikojnë të çojnë dëm prodhimin e frutave dhe perimeve të këtij viti, me një dëm tepër të lartë për ekonominë e vendit.

Disa punonjës sezonal shqiptar kanë treguar të gjitha vështirësitë që po kalojnë dhe bëjnë thirrje për ndhmë pasi po gjenden në kushte shumë të këqija.

Arminda Plangarica eksperte shqiptare që jeton në Greqi u shpreh se Ministri i Bujqësisë në Greqi për herë të parë ka pohuar se dora e punëtorëve shqiptarë në sektorin e bujqësisë është e pazëvendësueshme dhe pa ndihmën e punëtorëve shqiptarë prodhimi i këtij vendi do të jetë shumë në rrezik.

Për gazetën “Shekulli” ajo tha se Greqia e ka situatën nën kontroll dhe se ka zona të cilat akoma nuk janë prekur nga COVID-19. Ajo u shpreh se shteti grek vazhdon akoma me masat shtrënguese dhe se favori i Greqisë është se stafi mjekësor është në nivel të lartë.

“Greqia në krahasim me shtete të tjera të Bashkimit Europian, duket që e ka nën kontroll situatën, meqënëse masat që mori ishin radikale dhe të padiskutueshme. Në një kohëzgjatje prej më shumë se një muaj e gjysmë, u arrit që të frenohet shtrirja horizontale e virusit. Ndalimi i qarkullimit, mbyllja e shkollave, ndalimi  i frekuentimit të ambjenteve të cilë shfrytëzohen gjatë kohës së lire , siç janë kafenetë, restorantet, palestrat, parqet, kinematë, bibliotekat por edhe mbyllja kufijve me vendet e BE, duke filluar me Italinë, Spanjën, Francën dhe gradualisht edhe vendet e tjera brenda dhe jashtë territorit Schengen, solli si rezultat frenimin e përhapjes së virusit COVID-19. Akoma në territorin grek ka zona të cilat nuk janë prekur dhe vazhdojnë të mbajne nivelin zero të infektimit. Ndër të tjera, edhe pse struktura shëndetësore materiale duket delikate, Greqia ka favorin e madh të ketë personel mjekësor të një niveli shkencorë tepër të lartë, gjë që ka sjellë si rezultat pak vdekje në krahasim me numrin e të prekurve dhe shumë të shëruar. Gjithashtu protokolli shkencor i komisionit të shëndetësisë, është tepër i rreptë dhe aspak elastik përsa i përket trajtimit shkencor dhe social të virusit.”- u shpreh Armida Plangarica.

Sipas ekspertes, Greqia ka nevojë për 50 mijë punonjës në një sezon në zona të ndryshme në periudhë 1-vjecare dhe vetëm për sezonin 3-mujor të verës duhen mbi 10 mijë punëtor.

“Mesatarisht çdo vit në hapsirë kohore 1-vjeçare në biznesin agrar grek, punojnë rreth 50.000 shqiptare në zona të ndryshme të Greqisë në varësi të sezonit dhe kultivimit masiv të frutave dhe zarzavateve. Mbi 10.000 persona, vetëm për sezonin tre mujor të verës, punëson çdo vit zona agrare e Imathisë dhe Peles  duke filluar nga mesi i majit dhe deri në fund të gushtit”- tha Plangarica.

Për kushtet e punës dhe për rrezikun e infektimit nga COVID-19 të punëtorëve, Plangarica tha se puna është në ambjente të hapura, në hapësirë toke të madhe ku krijohet distancim fizik edhe për shkak të punës. Ajo u shpreh se maskat dhe dorezat në këto lloj punësh përdoren edhe gjatë periudhave normale pa pasur virus dhe nuk diskutohet që ruajtja e shëndetit të krahut punëtor do të jetë e madhe e masat e rrepta për t’u mbrojtur nga infektimi do të vazhdojnë të zbatohen rregullisht. Sakaq, ekspertja tha se dy zonat që u përmendën edhe më lart, Imathia dhe Pela, ku kërkohen puntorët, që nga data 13 mars deri sot ka pasur vetëm 3 raste me COVID-19 dhe ata nuk janë më rrezik. Momentalisht këto zona janë të painfektuara.

“Unë do t’i referohem dy zonave që përmenda më lart, prefekturës së Imathisë ku unë jetoj dhe Peles që është prefekturë fqinje me Imathinë. Siç përmenda dhe më lart janë dy zona të fuqishme agrare me mijëra hektarë tokë bujqësore në të cilat kultivohen fruta të stinës së verës shumë cilësore, por edhe delikate për nga natyra e vetë frutit. Kushtet në të cilat punojnë puntorët shqiptar, janë të karakterit bujqësor, pra në natyrë të hapur, me pak veta në shumë metra katrore toke dhe kjo favorizon në këtë moment mosndalimin e hyrjes së tyre në plantacionet e frutave. Natyrisht nëse vetë karakteri i punës, siç është ai i rrallimit të pemëve dhe vjeljes së frutave, krijon një distancim fizik. Tani, nuk diskutohet që ky distancim do të jetë i dyfishtë, duke përfshirë këtu edhe masat vetëmbrojtëse siç janë maskat dhe dorezat, të cilat në shumë raste përdoren edhe pa prezencën e çfarëdolloj virusi, meqë frutat janë produkt i cili shkon nga fusha, direkt në tavolinën e konsumatorit. Pra nuk diskutohet vetëm ruajtja e shëndetit të krahut punëtor, por edhe ruajtja e gjithë zinxhirit që pason pas tij. Vlen gjithashtu të përmendet që Imathia zyrtarisht nga 13 marsi që kemi hyrë në lockdown dhe deri sot shënon vetëm tre raste të infektuara. Një rast i cili u kthye nga Amerika rreth datës 14 mars dhe u vetëkarantinua pasi kuptoi që ishte i prekur e kishte simptoma të lehta. Sot ky person është plotësisht i shvruar dhe ishte nga rastet ku nuk ishe e nevojshme ndihma mjekësore spitalore. Pra u trajtua në kushte shtëpie. Dy rastet e tjera janë një çift bashkëshortësh të cilët u kthyen nga Spanja të semurë, deklarojnë banorë të Verias, por në fakt janë rezidente në Athinë dhe që nga moment që u kthyen në Greqi, nuk erdhën kurrë në qytetin e tyre të lindjes. Pra momentalisht zona e Imathisë rezulton totalisht e painfektuar dhe rreziku dua të besoj që është tepër i minimizuar nëse edhe puntorët shqiptar do të zbatojnë me rigorozitet masat e rrepta që janë akoma në fuqi.”- u shpreh ekspertja.

Burimi origjinal, këtu: