Koronavirusi, karantina dhe pasojat në shëndetin mendor

E martë, 30 Prill, 2024

Gjergji Merja është mjeku shqiptar i specializuar në psikiatri që po jep kontribut në sistemin shëndetësor gjerman. Në intervistën e tij dhënë për gazetën “Diaspora Shqiptare” tregon për sfidat e një mjeku emigrant si dhe pasojat që do të ketë situata aktuale në shëndetin mendor të njerëzve. Dr. Merja, u largua fillimisht në Itali për të ndjekur studimet e tij të larta, por më pas zgjedh Gjermaninë për të ushtruar profesionin e tij. Fillimisht nisi punën si praktikant si mjek familjeje për t’u angazhuar më pas si asistent në Psikiatri, e sot ai është pjesë e repartit të Neurologjisë, ku kurohen një numër shumë i madh sëmundjesh. Dr. Merja është gjithashtu bashkëthemelues i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani që tashmë ka shtrirë degët e saj në shumë lande gjermane.

Dr.  Merja është e pamundur sot të bisedosh me një mjek dhe të mos e pyesësh për situatën e krijuar nga pandemia e virusit COVID-19. Në këndvështrimin tuaj, çfarë ndikimi do të ketë distancimi social tek njerëzit, nëse flasim në terma afatgjatë?

Duke qenë se ndërveprimi njerëzor është pjesë thelbësore e jetës sociale, mungesa e tij sjell në popullatë përgjithësisht një ndjenjë vetmie, e cila shoqërohet me qasjen e çdokujt për ta kompensuar këtë nëpërmjet bashkëveprimit virtual. Besoj se një kompensim 100% i mungesës së kontaktit fizik të përditshëm nëpërmjet rrjeteve sociale është i pamundur. Kjo, edhe për vetë faktin se aftësia jonë e përshtatjes me situata të reja është e ndryshme në persona apo popullata të ndryshme dhe kërkon një kohë të caktuar. Mund të lindin problematika të karakterit depresiv, të shoqëruara me gjendje ankthi.

Më konkretisht, çfarë problematikash mund të kenë njerëzit që qëndrojnë për një kohë të gjatë në shtëpi?

Ne një situaë të tillë, ku çdokush përballet me frikën e infektimit nga COVID-19 dhe izolimit të pjesshëm në shtëpi, subkoshienca jonë rrit nivelet e alarmit për shkak të impaktit të madh që instikti ynë i mbijetesës ka në këto situata. Në këto situata rritet niveli i adrenalines në trup, gjë që sjell çregullime të sistemit të serotoninës në sistemin nervor qendror, i cili është përgjegjës për simptomat depresive që fillojnë me mungesë të përqendrimit, çrregullime të ritmit të gjumit, gjendje ankthi e përgjithshme, çrregullime të humorit dhe gjendje e përgjithshme lodhjeje trupore.

Kuptohet që jo e gjithë popullata do të përjetojë gjendje depresive apo ankthi, sepse kjo varet nga vulnerabiliteti dhe predispozicioni që ka çdokush për t’u prekur nga të tilla çregullime. Unë do të këshilloja të jemi të kujdesshëm dhe t’i kushtojmë vëmendje simptomave të lartpërmendura, duke mos i anashkaluar ato por duke reaguar sa më parë. Duke iu drejtuar specialistëve për trajtimin e duhur, që në shumicën e rasteve janë seancat e psikoterapisë.

Një kategori shumë e rrezikuar janë patjetër punonjësit e sistemit shëndetësor, ata që janë edhe vija e parë në luftën kundër CoronaVirus. Duke qenë se ata janë nën aksionin e vazhdueshëm të stresorëve që vijnë nga situata e krijuar me një virus të ri, të panjohur dhe deri tani pa terapi të saktë mjekësore, si dhe përjetojnë çdo ditë dështime në betejën kundër vdekjes që ata kanë si mision primar, janë më vulnerabël që të zhvillojnë një gjendje depresive apo ankthi. Kësaj kategorie i duhet dhënë asistencë sa më e rregullt, përshembull në format e psikoterapisë së grupit ose individuale.

Dr. Gjergji Merja

Ju jeni bashkëthemelues dhe një ndër anëtarët e parë të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Si u krijua kjo Shoqatë?

Ideja për krijimin e shoqatës ishte e koleges time, doktoreshë Marsela Ceno. Asaj i lindi të parës kjo ide dhe në fillim nisi si një bashkim i një grupi shoqëror mjekësh që njiheshim që nga shkollimi në Shqipëri, që nga ai eksodi i parë i mjekëve në Gjermani. Më pas nga aktivitetet dhe fushatat online na u bashkuan mjekë të tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Cili është qëllimi i shoqatës?

Ideja ishte të krijonim një rrjet, ose ndryshe një blog të përbashkët të mjekëve shqiptarë në Gjermani. Ne jemi pothuajse nga të parët që erdhëm në Gjermani dhe shpesh herë na vinin pyetje nga kolegët: si ndodheshim këtu, kush ishin vështirësitë, procedurat, si ia dolëm… dhe na lindi interesi për t’i ndihmuar ata në këtë rrugëtim që donin të nisnin. Ishte shumë e vështirë t’u përgjigjeshe shumë njerëzve dhe prandaj menduam të krijonim një bashkësi, ku çdokush që kishte një njohuri më shumë të mund t’u përgjigjej këtyre pyetjeve.

Procedurat kanë ndryshuar shumë që nga viti 2011, i cili ishte viti i parë që mjekët lëvizën nga Shqipëria për në Gjermani, me qëllim punësimin atje. Fillimisht edhe gjermanët nuk ishin shumë të informuar për procedurat që duhet të ndiqnin, kurse tani kanë më shumë eksperiencë sepse kanë kaluar 8-9 vite dhe procedurat kanë ndryshuar. Madje edhe tani janë të ndryshme nga landi në land. Kjo është edhe arsyeja që na bëri ne të hapnim një degë  të shoqatës në cdo land të Gjermanisë, të krijonim një grup pune në mënyrë që edhe shoqata të mos jetë e centralizuar, pra kushdo që të marrë pjesë, të jetë aktiv dhe të kontribuojë me informacionet e tij.

Sa degë ka shoqata aktualisht dhe sa mjekë janë të anëtarësuar?

Aktualisht kemi degë të shoqatës në 9 lande, nga 16 lande që ka Gjermania dhe presim të krijojmë grupe pune në disa lande të tjera. Nuk di të them një numër të saktë të mjekëve të anëtarësuar, por mund të them se janë mbi 300-400 mjekë. Nga ajo çfarë kemi parë edhe nga pjesëmarrja nëpër kongrese dhe evente të ndryshme që kemi bërë në shoqatë, pjesëmarrja është e gjerë dhe shumë mjekë janë aktivë. Vlen për t’u përmendur se 300 janë mjekët që na ndjekin nëpër aktivitete, pasi në faqjen tonë në Facebook janë shumë më shumë mjekë shqiptarë në Gjermani. Besoj se po t’i bashkojmë mjekët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, atëherë numri arrin mbi njëmijë.

Cilat janë sfidat që përballen fillimisht mjekët shqiptarë, që nga momenti që vijnë në Gjermani?

Si fillim gjuha, e cila ka vështirësitë e saj për ta kuptuar dhe më pas për ta folur. Si çdo gjuhë, ajo do kohën e nevojshme për ta mësuar. Gjë tjetër e rëndësishme është integrimi në një sistem që nuk është shumë i ngjashëm me atë shqiptar, sepse ka dhe ai problemet dhe specifikat e veta e shpeshherë të kërkon shumë dhe të jep pak, si fillim. Duhet të integrohemi në një proces që na jep hapësira si individë, por ndonjëherë duhet të kemi edhe durim dhe guxim që këtë rrugë integrimi ta marrim me hapa pozitivë. Shpeshherë është i vështirë sepse je në një ambient të ri, me kolegë të rinj. Të gjitha gjërat të duken të reja dhe lind ajo pyetja brenda vetes “Do ia dal, apo jo?”. Kjo është shumë e theksuar tek dikush që emigron nga Shqipëria.

Ju keni jetuar në Shqipëri, keni studiuar në Itali dhe vendosët të shkonit në Gjermani për të punuar. Pra keni prekur nga afër tre sisteme të ndryshme. Pse ky vendim?

Fillimisht, kur zgjodha Italinë për studime, nuk mund të krijoja një paralelizëm mes sistemit shqiptar dhe atij italian pasi Shqipëria ka shumë gjëra që duhen përmirësuar. Sistemi shëndetësor italian dhe ai gjerman janë të konsoliduar sepse shtetet kanë investuar. Në Gjermani sistemi është më i aksesueshëm për t’u integruar dhe të jep më shumë mundësi për t’u shprehur si individ, dhe pikërisht kjo më pëlqeu më shumë si specifikë e sistemit gjerman. Ndërsa për nga ana shëndetësore, si Italia ashtu dhe Gjermania janë të dyja shumë të mira, cilësore dhe të përparuara.

Cila ishte përvoja juaj e parë në sistemin mjekësor gjerman?

E kam nisur si praktikant tek një mjek familjeje në vitin 2011 dhe duke qenë se në 2013-ën isha duke përfunduar temën e diplomës së masterit, kjo me ndihmoi shumë. Mjekët e familjes në Gjermani janë si një familje e vogël. Është një kryemjek që zotëron atë klinikë dhe aty janë disa ndihmës mjekë. Ky ambient kaq familjar më ndihmoi që ta kuptoja më shumë sistemin gjerman. Përmirësova gjuhën, mësova trajtimin e pacientëve nga bazat dhe isha në kontakt me pacientë me specifika të ndryshme sëmundjesh dhe jo vetëm me një problem. E mbi të gjitha kisha një mjek përkrah që më udhëzonte. Pas praktikës njëvjeçare aty, kalova më pas në spital, në një ambient më të madh dhe më dinamik, ku ka një tjetër vrull. Aty e ndjeva veten akoma më të përgatitur.  Në spital fillova në vitin 2015 si asistent në Psikiatri dhe punova aty rreth 4 vite. Tani kam kaluar tek reparti i Neurologjisë, ku kurohen një numër shumë i madh sëmundjesh.

Si është interesi i pacientëve shqiptarë në Gjermani, kanë më shumë besim tek mjekët shqiptarë apo ato gjermanë?

Shqiptarët që jetojnë në Gjermani gëzohen shumë kur shohin mjekë shqiptarë dhe e konsiderojnë si arritje që mjekë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria kanë arritur kaq shumë në jetë. Sigurisht që kanë shumë besim tek aftësitë tona, duke ditur se sistemi gjerman është shumë i kontrolluar dhe secili nga ne ka vetëm detyrën për të mësuar dhe për të zgjeruar dijet, pasi të gjitha të tjerat aty janë të rregulluara. Mjekët shqiptarë kanë arritur shumë jo vetëm si asistentë, por mbajnë tashmë edhe pozicionin e shefit të pavionit, që është ëndrra e çdo mjeku.

Çfarë do t’u thoje kolegëve të tu shqiptarë që kanë nisur ose po nisin procesin për të ardhur në Gjermani?

Në fillim do t’u këshilloja të përgatiteshin për një rrugëtim të gjatë. Zgjedhja për tu larguar ose jo nga Shqipëria është individuale. Nuk mund t’ia mohojmë askujt zgjedhjen për të ardhur në Gjermani ose për të shkuar në çdo vend tjetër jashtë Shqipërisë, sepse bëhet gjithmonë për të arritur diçka më shumë dhe diçka më të mire. Por gjithsesi do t’u thoja për t’u përgatitur për një rrugëtim të gjatë. Do të ketë pengesa dhe shumë vështirësi. Duhet të përftojnë sa më shumë eksperiencë nga kolegët e tyre. Kjo do t’i ndihmojë jashtë mase. Ne, në fillim kishim mungesë informacioni se çfarë ndodhte në Gjermani dhe nuk kishim eksperiencë nga kolegët, diçka që sot mund ta marrësh shumë thjeshtë. Kam besim se mjekët shqiptarë janë shumë të zotë, shumë të përkushtuar dhe do t’ia dalin.