Zvicër / Aktorja Zhaklina Dhimojani Blättler dhuron respiratorë për Shqipërinë

E diel, 29 Qershor, 2025

Aktorja e njohur shqiptare në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler ka dhuruar disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë në mbështetje të vendlindjes në këtë kohë pandemie. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Shqipërisë në Bernë nëpërmjet një postimi në facebook.

Ajo u be e njohur për publikun shqiptar pas rolit të famshën “Mimoza llastica”, por është larguar nga Shqipëria në vitet 90 dhe gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë si dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën.

Vitet kanë kaluar edhe për aktoren që luajti Mimoza Llasticën e sot askush s’mund ta besojë që ajo tashmë është 53 vjeçe.

Kur luajti “Mimoza llasticën” në vitin 1973 ishte një 7 vjeçare e përkëdhelur, me tipare shumë të bukura dhe shikim të mprehtë.

Sot Zhaklina Dhimojani nënë e një vajze jeton në Bern të Zvicrës, me familjen e saj, bashkëshortin Stefan dhe vajzën Alexandra.

Natyrisht që vazhdon të ruajë sharmin që ka pasur në rini, por tashmë krenohet dhe sfidohet njëkohësisht nga vajza e saj 24-vjeçare, të cilën ajo shkurt e quan Alexi, një modele e famshme në Zvicër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.