Biznesmeni shqiptar nga Tokio: Japonia po shpëton nga koronavirus për shkak të kulturës së higjienës

E martë, 1 Korrik, 2025

Biznesmeni shqiptar, Micky Haxhiislami, që jeton prej 20 vitesh në Japoni, thotë që kultura është ajo që po e mban këtë popull larg nga infektimi me koronavirus.

Japonia ka pasur 1140 raste të konfirmuara dhe 42 vdekje, sipas trasmetuesit publik NHK. Por, edhe pse jo shumë i përhapur japonezët kanë marrë masat e hershme.

“Lëvizje ka shumë pak edhe pse ktu nuk është karantine, por është vetëizolim. Edhe këtu gjëndja mund të përkeqësohet. Për momentin ka të bëj me kulturën dhe masat që u morën. Menjëherë u morën masat dhe u mbyllën shkollat. Në punë shkohet edhe pse shumica e kompanive thonë të punojnë nga shtëpia.”

“Duhet të rrimë tē mbyllur dhe të dalim vetëm në raste nevojash. Megjithatë është dhimbje e madhe ajo çfarë po ndodh në Europë.”

Haxhiislami thotë se një zakon i përhershëm i japonezëve ka luajtur një rol shumë të madh në mospërhapjen e koronavirusit.

“Në Japoni mbajtja e një maske është një zakon i vjetër dhe shumë i pëlqyer. Kjo kulturë ka luajtur rol të madh. Ndërsa në Kosovë të mbash një maskë nuk është e pëlqyer sepse injorohesh.”

“Japonezët janë një popull që i kushtojnë rëndësi të veçantë higjienës personale. Është i vetmi popull që edhe pse e përdorin shumë transportin publik, aty nuk vjen kurrë erë e keqe.”

“Maskat janë duke u marrë me seriozitet. Edhe kryetarja e Tokios tha se kryeqyteti duhet të shkojë në karantinë së shpejti. Shpresojmë që nuk do të kemi një rast siç po ndodh në Itali dhe në Spanjë.”

“Në të gjithë Japoninë jemi rreth 100 shqiptarë. Si një pikë uji në oqean në mesin e 127 milionë banorëve të Japonisë. 30 jemi në Tokio dhe 24 prej tyre janë nga Shqipëria. Ata si duket mirë janë. Të gjithë janë në vetëizolim dhe po presim të kalojë kjo situatë.”

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.