Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, nga marshimi te përplasjet para Kryeministrisë

E diel, 29 Nëntor, 2026

Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë, e nisur në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, është përshkallëzuar pas marshimit të qytetarëve drejt Kryeministrisë. Ajo që nisi me një grumbullim masiv, flamuj kuqezi dhe mesazhe kundër qeverisë, tashmë po shoqërohet me tensione dhe përplasje.

Qindra qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe shqiptarë nga diaspora, iu bashkuan tubimit në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa një prej mesazheve që tërhoqi vëmendjen ishte banderola gjigante me mbishkrimin: “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne! Rama në burg, Berisha në burg”.

Pas më shumë se dy orësh grumbullimi, protestuesit nisën marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë. Gjatë tubimit u ndezën flakadanë, ndërsa në zonë u vu re prani e shtuar e forcave të policisë dhe FNSH-së.

Situata u tensionua më tej pranë godinave qeveritare, ku u raportua për hedhjen e molotovëve drejt Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe për goditjen me gurë e shkopinj të godinave, përfshirë edhe një godinë të Bankës.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë me autobotë, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Situata është në zhvillim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.