SHBA/ Gjykata e apelit pezullon hapjen e Lotarisë Amerikane DV-2027

E martë, 17 Nëntor, 2026

Procesi i regjistrimit për Lotarinë Amerikane DV-2027 vijon të jetë në pritje, pasi Gjykata e Apelit për Qarkun e Nëntë në Shtetet e Bashkuara pezulloi më 29 tetor një vendim që detyronte Departamentin e Shtetit të njoftonte datat e aplikimit dhe të hapte regjistrimet.

Vendimi i gjykatës së apelit erdhi pas kërkesës së qeverisë amerikane për pezullimin e urdhrit të dhënë më 14 tetor nga gjyqtarja federale Jinsook Ohta. Ky i fundit i kërkonte Departamentit të Shtetit të publikonte datat e regjistrimit, të hapte periudhën e aplikimeve dhe të njoftonte personat e përzgjedhur deri më 3 dhjetor.

Çështja nisi pas mosçeljes së regjistrimeve për programin DV-2027. Në gusht, studioja ligjore Red Eagle Law ngriti një padi kundër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke argumentuar se mungesa e një kalendari aplikimesh përbënte në praktikë anulimin e programit.

Megjithatë, Gjykata e Apelit vlerësoi se paditësit nuk kishin dëshmuar lidhjen e nevojshme mes interesit të tyre tregtar për të përfaqësuar fituesit e lotarisë dhe qëllimit të programit për të nxitur emigracionin nga vendet me nivele historikisht të ulëta të emigracionit drejt SHBA-së.

Gjyqtarët theksuan se programi është krijuar për të mundësuar emigracionin, jo për të gjeneruar të ardhura për studiot ligjore. Në të njëjtën kohë, ata sqaruan se vendimi për pezullimin e urdhrit nuk përbën miratim të mosveprimit të Departamentit të Shtetit për hapjen e regjistrimeve.

Programi i Lotarisë Amerikane, i njohur si Diversity Visa, vë në dispozicion deri në 55 mijë viza emigrimi çdo vit për shtetasit e vendeve me përfaqësim historikisht të ulët në emigracionin drejt SHBA-së.

Përmes shortit përzgjidhen zakonisht rreth 100 mijë aplikantë, të cilët mund të vijojnë procedurat për marrjen e vizës. Përzgjedhja në lotari nuk garanton marrjen e saj, pasi kandidatët duhet të plotësojnë edhe kriteret e arsimit ose përvojës profesionale, si dhe të kalojnë kontrollet përkatëse të emigracionit.

Për momentin, pezullimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë nuk i jep një datë të re regjistrimit për DV-2027. Aplikantët duhet të presin njoftimet zyrtare të Departamentit të Shtetit për zhvillimet e mëtejshme të programit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.