Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e ardhshme vendore më 9 maj 2027. Presidenti i Republikës ka dekretuar zyrtarisht këtë datë për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore duhet të zhvillohen gjatë periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela nga 15 prilli deri më 15 maj.
Për përcaktimin e datës, Presidenti zhvilloi konsultime me përfaqësuesit e forcave politike të përfaqësuara në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Në këtë proces morën pjesë Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera politike nuk iu përgjigjën ftesës për konsultim dhe nuk shprehën parapëlqime për datën e zgjedhjeve.
Gjatë konsultimeve, pjesëmarrësit u shprehën të hapur për alternativat e propozuara. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sugjeroi 9 majin, si datën e fundit të mundshme brenda kalendarit zgjedhor, me argumentin se kjo do t’u jepte institucioneve më shumë kohë për përgatitjet dhe masat e nevojshme për administrimin e procesit. Edhe Partia Socialdemokrate shprehu mbështetje për këtë datë.
Sipas Presidencës, zgjedhja e 9 majit nuk lidhet me ndonjë rezervë apo paragjykim për favorizimin e subjekteve të caktuara politike dhe nuk cenon vullnetin e lirë të zgjedhësve.
Pas konsultimeve, Presidenti i dha fuqi juridike datës 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Në njoftimin e tij, kreu i shtetit u bëri thirrje subjekteve politike të marrin pjesë në proces me kandidatë, alternativa dhe platforma, si dhe të garantojnë një konkurrim të drejtë dhe në përputhje me kuadrin ligjor.
Ai kërkoi gjithashtu bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zhvillimin e një procesi zgjedhor sipas standardeve demokratike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.