Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Nje vendim që do të garantojë vijimësinë e procedurave për konvertimin e lejeve për qytetarët e të dy vendeve.
Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e cila vlerëson se zgjatja e marrëveshjes konfirmon besueshmërinë e sistemit shqiptar të lejeve të drejtimit dhe standardet e zbatuara në procesin e pajisjes së qytetarëve me këtë dokument.
Marrëveshja u mundëson shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe shtetasve italianë që jetojnë në Shqipëri të vijojnë procedurat e konvertimit të lejeve të drejtimit, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen dypalëshe.
Sipas DPSHTRR-së, ky bashkëpunim mbështet njohjen e lejeve të drejtimit të të dy vendeve dhe vijimësinë e shërbimeve për qytetarët, në përputhje me standardet evropiane të cilësisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.