Komuniteti Shqiptar në Greqi organizon të enjten, më 29 tetor 2026, një aktivitet kushtuar 35 viteve të emigracionit shqiptar në Greqi, me fokus historikun e migracionit, ndryshimet sociale dhe identitetin e brezit të dytë.
Aktiviteti titullohet “35 vjet emigracion shqiptar në Greqi (1991–2026): Nga eksodi masiv në integrimin social” dhe synon të trajtojë zhvillimin e emigracionit shqiptar që nga viti 1991, si dhe proceset e integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë greke.
Në takim do të prezantohen dy kumtesa. Ylli Kromidha, doktor i Shkencave Politike në Universitetin Panteios, do të trajtojë temën “35 vjet emigracion shqiptar në Greqi (1991–2026): Nga eksodi masiv në integrimin social”.
Ndërsa Ilirida Musaraj, kandidate për doktoraturë në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Athinës, do të prezantojë kumtesën “Identitetet e brezit të dytë të emigrantëve/emigranteve: ndërmjet shqiptarizmit dhe greqësisë”.
Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën greke dhe është i hapur për publikun.
Takimi nis në orën 18:30, në ambientet e Forumit Grek të Emigrantëve, në adresën Patision 81, Athinë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.