Diaspora4Innovation, ura mes shkencës shqiptare dhe kërkimit ndërkombëtar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dr. Gladiola Goranci Buzhala, nga studimet në Kosovë te kërkimi shkencor në Gjermani, ka njohur nga afër dy realitete të ndryshme akademike. Në vendlindje, u përball me mundësi të kufizuara për zhvillimin e karrierës shkencore, ndërsa në Gjermani gjeti një mjedis kërkimor të karakterizuar nga konkurrenca ndërkombëtare, teknologjia e avancuar dhe mundësitë për specializim. Ky kontrast ka ndikuar edhe në mënyrën se si ajo e sheh sot rëndësinë e krijimit të mundësive për studentët që duan të zhvillohen në fushën e shkencës.

Ëshë pikërisht kjo përvojë që e bën më domethënës angazhimin e saj në Diaspora4Innovation, një program i zbatuar nga Germin me mbështetjen e programit EU4Innovation që synon të lidhë ekspertizën e akademikëve dhe profesionistëve shqiptarë jashtë vendit me universitetet dhe studentët në Shqipëri e Kosovë.

Si pjesë e këtij programi, Dr. Gladiola Goranci Buzhala bashkëpunoi me Dr. Albana Halilin dhe studentët e Western Balkans University, duke ndarë njohuritë dhe përvojën e saj në kërkimin biomjekësor. Përmes këtij bashkëpunimi, studentët patën mundësi të njiheshin më nga afër me metodat e kërkimit shkencor dhe praktikat e laboratorëve ndërkombëtarë, ndërsa u krijuan edhe premisa për kontakte dhe përvoja të mëtejshme kërkimore.

Në këtë intervistë, Dr. Gladiola Goranci Buzhala flet për rrugën nga Kosova drejt Gjermanisë, sfidat e ndërtimit të një karriere shkencore dhe dëshirën për t’u krijuar studentëve shqiptarë mundësi që ajo vetë do të kishte dashur t’i kishte pasur në fillimet e saj.

*Përmes një cikli intervistash, Gazeta Diaspora Shqiptare do të sjell profilet e akademikëve shqiptarë të përfshirë në Diaspora4Innovation, një program i zbatuar nga Germin me mbështetjen e programit EU4Innovation, duke u ndalur te rrugëtimet e tyre profesionale, përvojat ndërkombëtare dhe kontributi që mund të japin në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor në vend.

  • Si nisi rrugëtimi juaj drejt shkencave biomjekësore dhe kërkimit shkencor? Çfarë ju tërhoqi drejt kësaj fushe?

Qysh e vogël kam qenë një vajzë shumë kurioze dhe eksploruese. Kur vinte puna te profesioni, gjithmonë thoja se doja të bëja diçka përmes së cilës mund të ndihmoja njerëzit dhe të kontribuoja në shërimin e tyre.

Kur erdhi koha për studime, isha më se e bindur se do të bëhesha mjeke. Mirëpo, gjërat nuk shkuan tamam ashtu si i kisha planifikuar dhe nuk u pranova në Fakultetin e Mjekësisë. Kështu vendosa të regjistrohesha në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku fillimisht isha në mëdyshje mes Biologjisë dhe Kimisë.

Në vitin 2004, Biologjia Aplikative ishte një degë relativisht e re. Mendova se do ta bëja vetëm një vit dhe më pas do të provoja përsëri Mjekësinë. Por kjo nuk ndodhi kurrë. E përfundova vitin e parë me rezultate shumë të mira dhe, mbi të gjitha, kuptova se kjo fushë më tërhiqte jashtëzakonisht shumë. Më pëlqente ideja që përmes biologjisë mund të kuptoja mekanizmat që qëndrojnë pas sëmundjeve dhe, përmes kërkimit shkencor, të kontribuoja në gjetjen e zgjidhjeve të reja.

Në njëfarë mënyre, ajo që fillimisht e mendova si një rrugë të përkohshme u bë rruga ime profesionale. Sot, pas shumë vitesh në kërkimin biomjekësor, mund të them se dëshira ime e fëmijërisë për të kontribuar në shëndetin e njerëzve është ende aty vetëm se mënyra përmes së cilës e bëj këtë nuk është drejtpërdrejt përmes mjekësisë klinike, por përmes shkencës dhe kërkimit.

  • Pavarësisht karrierës jashtë vendit, ju vazhdoni të ruani lidhje me botën akademike në Shqipëri e Kosovë. Çfarë ju shtyn të investoni kohë dhe ekspertizë në vendlindje?

E ndjej si obligimi moral, por edhe si një dëshirë shumë personale, që si shqiptare të kontribuoj sadopak në vendin prej nga vij. Mendoj se diaspora nuk duhet të jetë vetëm fizikisht jashtë vendit, por mund të mbetet e lidhur përmes dijes, eksperiencës dhe rrjeteve që ndërton ndër vite dhe këtë po prej shumë vitesh po e bën të mundur Germini.

Për mua është shumë e rëndësishme që të ketë shkëmbim idesh dhe eksperiencash me kolegë, profesionistë dhe sidomos me studentë të rinj e të motivuar. Ndonjëherë edhe një bisedë, një këshillë, një kontakt apo një përvojë e ndarë në momentin e duhur mund t’i hapë dikujt një mundësi të re për të vazhduar.

Unë kam pasur mundësinë të mësoj dhe të zhvillohem në mjedise shumë të avancuara shkencore dhe mendoj se është me vlerë që një pjesë të asaj eksperience ta rikthej edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Jo me idenë se vij nga jashtë për të treguar si duhet bërë diçka, por për të krijuar ura, bashkëpunime dhe mundësi që njohuritë dhe eksperiencat të qarkullojnë në të dy drejtimet.

Në fund, për mua ky është edhe kuptimi i angazhimit me diasporën të mos humbasësh lidhjen me vendin tënd dhe, kur ke mundësi, të kontribuosh që të tjerët të kenë më shumë mundësi se sa kemi pasur ne në fillimet tona.

  • Në programin Diaspora4Innovation bashkëpunuat me Dr. Albana Halili dhe studentët e Western Balkans University. Çfarë ju bëri më shumë përshtypje nga kjo eksperiencë dhe nga mënyra se si studentët iu përgjigjën punës praktike kërkimore?

Për mua ishte një fat shumë i mirë që bashkëpunimi me Dr. Albana Halilin ishte kaq i lehtë dhe natyral. Edhe ajo ka përfunduar studimet jashtë Shqipërisë, prandaj komunikimi ishte shumë i drejtpërdrejtë, sepse e kupton shumë mirë se çfarë kërkon hulumtimi shkencor dhe sa punë, përkushtim dhe organizim nevojiten për të ngritur dhe për të mbajtur funksionale laboratorë eksperimentalë në Shqipëri.

Sa i përket studentëve, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte kurioziteti dhe interesi i tyre. U surprizova shumë pozitivisht nga pyetjet që bënin, sidomos rreth mënyrës se si zhvillohet kërkimi shkencor në laboratorët jashtë vendit, si organizohen projektet, cilat teknologji përdoren dhe si duket puna e përditshme e një studiuesi.

Shumë prej tyre shprehën interes për të bërë praktika të shkurtra apo vizita studimore, në mënyrë që ta shohin nga afër punën në laboratorët në CECAD. Kjo më gëzoi shumë, sepse tregon se ka studentë me motivim dhe entuziazëm për t’u zhvilluar në shkencë.

Për mua kjo ishte ndoshta pjesa më e bukur e eksperiencës të shohësh që një takim apo një angazhim i tillë mund të zgjojë edhe më shumë interes te të rinjtë dhe t’i motivojë të kërkojnë eksperienca të reja. Dhe sigurisht, studentët që janë të interesuar për praktika ose shkëmbime të tilla janë gjithmonë të mirëpritur të më kontaktojnë.

  • Gjatë projektit sollët në auditor metoda dhe mjete që përdoren në kërkimin shkencor. Jam kurioze për këndvështrimin tënd duke qene se ti nje pjese të formimit e ke në universitet në Kosovë pra etapën parë e ke kaluar në Kosovë. Sa e rëndësishme është që studentët shqiptarë të kenë më shumë kontakt me praktikën reale të kërkimit europian (ndërkombëtar) ?

Gjatë projektit u mundova që studentëve t’u tregoj jo vetëm disa metoda laboratorike, por në radhë të parë mënyrën se si ndërtohet një pyetje shkencore dhe si formohet një hipotezë për një projekt të caktuar. Sepse teknikat mund të mësohen, por ajo që është shumë e rëndësishme është të zhvillohet mendimi kritik, pse po e bëjmë një eksperiment, çfarë po përpiqemi të testojmë dhe si i interpretojmë rezultatet që marrim.

Për këtë arsye, u tregova edhe mjete konkrete që përdorim në punën tonë të përditshme, për shembull programe për analizimin e imazheve mikroskopike. Studentët mundën të shihnin se si një imazh që në pamje të parë është vetëm një fotografi mund të shndërrohet në të dhëna të matshme, e më pas në rezultate, grafe dhe analiza statistikore. Pikërisht kjo lidhje mes eksperimentit, të dhënave dhe interpretimit është thelbi i kërkimit shkencor.

Duke qenë se një pjesë të formimit tim fillestar e kam marrë në Kosovë, e kuptoj shumë mirë sa e rëndësishme është që studentët tanë të kenë sa më shumë kontakt me mënyrën reale se si bëhet kërkimi shkencor në universitete dhe qendra ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë vetëm të kesh pajisje moderne, por të krijosh një kulturë të kërkimit, ku studentët mësojnë të bëjnë pyetje, të eksperimentojnë, të gabojnë dhe të analizojnë në mënyrë kritike.

Natyrisht, infrastruktura mbetet një sfidë. Për të ngritur dhe mbajtur laboratorë funksionalë në universitete në Shqipëri apo Kosovë, bashkëpunimi është i domosdoshëm. Nuk mjaftojnë vetëm ekspertët me tituj akademikë. Nevojitet edhe personel teknik i trajnuar, i cili punon çdo ditë në laborator, kujdeset për funksionalizimin e pajisjeve, standardet, mirëmbajtjen dhe vazhdimësinë e punës.

Prandaj mendoj se kontakti me kërkimin ndërkombëtar duhet të shkojë paralelisht me ndërtimin e kapaciteteve lokale. Vetëm kështu eksperiencat që sjellim nga jashtë mund të mos mbeten iniciativa të izoluara, por të krijojnë diçka të qëndrueshme për studentët dhe universitetet tona.

  • Një nga rezultatet konkrete ishte vazhdimi i bashkëpunimit përtej projektit, përfshirë vizitën e Dr. Halilit në CECAD dhe mundësinë për punë laboratorike të një studenteje shqiptare. Sa të rëndësishme janë këto ura për të krijuar mundësi të reja për studiuesit e rinj?

Po, kjo ishte një nga pjesët më të bukura të projektit, sepse bashkëpunimi nuk përfundoi me aktivitetin formal. Vizita e Dr. Halilit në CECAD u prit shumë mirë. Ajo vizitoi laboratorin tonë, u takua me studentë të doktoraturës dhe masterit dhe gjithashtu mbajti një prezantim në institutin tonë. Interesi dhe diskutimi pas prezantimit ishin vërtet shumë të mirë dhe treguan se kishte hapësirë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Për mua, pikërisht këto ura janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse u krijojnë studiuesve të rinj mundësi konkrete që shpesh nuk do t’i kishin vetëm përmes mësimit teorik. Një vizitë e shkurtër në laborator, një praktikë apo mundësia për të realizuar një eksperiment në një qendër tjetër mund t’i ndihmojë shumë të rinjtë të fitojnë përvojë, të krijojnë kontakte dhe të kuptojnë më mirë se si funksionon kërkimi shkencor në një mjedis ndërkombëtar.

Ne jemi të hapur për të mbështetur studentë që duan të bëjnë praktika ose, të mësojnë metoda të caktuara ose të realizojnë eksperimente specifike në laboratorin tonë në CECAD.

Mendoj se këto mundësi kanë vlerë jo vetëm për studentin individual, por edhe për institucionet prej nga ata vijnë, sepse njohuritë, metodat dhe kontaktet që fitojnë mund të kthehen më pas në bashkëpunime të reja dhe në zhvillim të kapaciteteve lokale.

  • Pas formimit fillestar në Kosovë ju e keni ndërtuar një pjesë të rëndësishme të karrierës jashtë vendlindjes. Si ka qenë ky rrugëtim akademik, profesional dhe personal në Gjermani? Sa e vështirë është për një non native të integrohet në një mjedis të ri shkencor e shoqëror?

Rrugëtimi im në biologjinë molekulare nisi kur fitova një bursë nga shteti norvegjez për të përfunduar një vit studimi dhe temën e Bachelor-it në Universitetin e Hamarit, në Fakultetin e Bioteknologjisë. Aty, për herë të parë, e ndjeva vërtet se kisha hyrë në botën që gjithmonë më kishte intriguar. Më dukej pothuajse si në filmat science-fiction në laborator mund ta kishe ADN-në në epruvetë, ta modifikoje në pjesë të caktuara dhe më pas, përmes sekuencimit, të lexoje saktësisht se çfarë ndryshimi gjenetik kishte ndodhur.

Pas atij viti u ktheva në Kosovë me shumë entuziazëm, por në atë kohë mundësitë për të vazhduar në kërkim shkencor apo për t’u punësuar në fushën time ishin shumë të kufizuara. Për këtë arsye punova rreth tre vjet në bankë. Ishte një periudhë krejt tjetër profesionalisht, por dëshira për t’u kthyer në shkencë nuk u zhduk asnjëherë.

Në vitin 2011, së bashku me partnerin tim dhe me fëmijën tonë të parë që ende po e prisnim, vendosëm të largoheshim nga Kosova dhe të shpërnguleshim në Gjermani, në Köln. Për mua qëllimi ishte shumë i qartë doja të vazhdoja ëndrrën time për të kuptuar si ndërtohen organet, çfarë roli luajnë qelizat dhe si ndryshimet gjenetike mund të ndryshojnë sjelljen dhe funksionin e tyre.

Në vitin 2012, si një nënë e re dhe me shumë entuziazëm për t’u rikthyer në laborator, fillova studimet Master në Universitetin e Köln-it, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Biologji, ku u specializova në biologjinë qelizore.

Fillimi nuk ishte i lehtë. Kishte ditë kur mendoja se ndoshta nuk kisha shans t’ia dilja. Sistemi i studimit dhe puna praktike ishin shumë intensive, konkurrenca ishte ndërkombëtare dhe, në të njëjtën kohë, po përballesha me sfidën e të qenit nënë e re në një vend me gjuhë dhe kulturë të ndryshme nga ajo prej nga vija. Këto ishin shumë ndryshime njëherësh.

Megjithatë, me shumë përkushtim dhe vazhdimësi, arrita ta përfundoja me sukses Masterin. Dhe një nga gjërat më interesante në shkencë është se, sa më shumë mëson, aq më shumë pyetje të lindin. Çdo përgjigje hap një pyetje tjetër, si pjesë të një puzzle-i që dëshiron ta plotësosh gjithmonë me qëllim të shohesh imazhin komplet.

Për këtë arsye vazhdova me doktoraturën, po ashtu në Universitetin e Köln-it. Projekti im fokusohej në një nga format më agresive të kancerit të trurit, glioblastomën. Në mënyrë shumë të thjeshtuar, qëllimi ishte të kuptonim si mund të pengohej rritja dhe përhapja e qelizave tumorale.

Për ta studiuar këtë, përdora një teknologji që në atë kohë ishte shumë inovative krijimin e modeleve tridimensionale të trurit në kulturë nga qeliza staminale, të ashtuquajturat organoide cerebrale. Këto modele na mundësuan të studionim sjelljen e qelizave të glioblastomës në një mjedis shumë më të afërt me indin real të trurit.

Doktoratura kishte shumë momente të mira, por edhe shumë sfida, siç ndodh pothuajse gjithmonë në kërkimin shkencor. Megjithatë, pas shumë pune, eksperimentesh që funksionuan dhe të tjera që nuk funksionuan, si dhe publikimit të rezultateve tona në revista të rëndësishme shkencore, arrita ta përfundoj me sukses doktoraturën.

Sa i përket integrimit si një person që nuk është vendas, mendoj se sfida është reale dhe nuk është vetëm çështje gjuhe. Duhet të mësohesh me një mënyrë tjetër komunikimi, një kulturë tjetër akademike dhe profesionale dhe, në të njëjtën kohë, të krijosh një rrjet të ri social nga e para. Në shkencë kjo mund të jetë veçanërisht sfiduese, sepse mjedisi është shumë ndërkombëtar dhe konkurrues.

Por me kalimin e kohës kupton se pikërisht fakti që vjen nga një sfond tjetër mund të bëhet edhe një forcë. Të mëson të përshtatesh, të shohësh problemet nga këndvështrime të ndryshme dhe të punosh me njerëz nga kultura të ndryshme. Për mua integrimi nuk ka qenë një moment i vetëm, por një proces që ka ndodhur gradualisht, profesionalisht dhe personalisht.

  • Sot punoni në CECAD në Universitetin e Këlnit. Ku konsiston konkretisht puna juaj?

Sot, pas përfundimit të periudhës postdoktorale, punoj në Universitetin e Këlnit, në CECAD  një qendër ekselence e fokusuar në kërkimin që lidhen me plakjen dhe sëmundjet e lidhura me të.

Konkretisht, punoj si shkencëtare në Laboratorin e Biologjisë Qelizore të Lëkurës dhe, në të njëjtën kohë, kam edhe rolin e koordinimit shkencor të laboratorit. Puna ime përfshin si zhvillimin dhe drejtimin e projekteve kërkimore, ashtu edhe koordinimin e aktiviteteve shkencore, mbështetjen e studentëve dhe studiuesve të rinj dhe organizimin e proceseve të ndryshme që lidhen me punën eksperimentale të laboratorit.

Në aspektin shkencor, interesi im kryesor është të kuptoj si ndryshimet në sjelljen e qelizave dhe në sinjalizimin e tyre mund të kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve, veçanërisht të kancerit të lëkurës. Për këtë përdorim modele eksperimentale qelizore, organoide, modele in vivo dhe teknika të avancuara molekulare dhe imazherike.

Një nga avantazhet më të mëdha të punës në CECAD është infrastruktura shkencore. Ke qasje në një gamë shumë të gjerë teknologjish dhe ekspertize, kështu që një pyetje ose hipotezë shkencore mund ta adresosh nga shumë këndvështrime të ndryshme. Për një studiues, kjo të jep shumë liri për të zhvilluar ide dhe për t’i testuar ato në mënyrë shumë më të thellë.

Këlni, në të njëjtën kohë, është një qytet shumë multikulturor dhe kjo reflektohet edhe në mjedisin akademik. Shkenca këtu është jashtëzakonisht ndërkombëtare dhe pjesa më e madhe e komunikimit shkencor zhvillohet në anglisht. Kjo e bën integrimin shumë më të lehtë për studentët dhe profesionistët që vijnë nga vende dhe kontinente të ndryshme.

  • Cilat kanë qenë disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës suaj deri tani?

Disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime kanë qenë sigurisht mirënjohjet që kam marrë gjatë doktoraturës në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, si çmime për prezantimin më të mirë apo posterin më të mirë. Për një studiuese të re, këto momente janë shumë inkurajuese, sepse e ndjen se puna jote vlerësohet edhe jashtë laboratorit tënd.

Një tjetër moment shumë i rëndësishëm ka qenë procesi i publikimit të punimeve shkencore në revista me impakt të lartë. Vetë dorëzimi i një manuskripti është vetëm fillimi i një procesi shumë të gjatë. Më pas vijnë komentet e reviewer-ëve, të cilët nuk i njeh, dhe një periudhë revisionesh që mund të zgjasë gjashtë muaj, një vit apo edhe më shumë. Është një proces që të sfidon shumë, por në të njëjtën kohë të mëson të mendosh në mënyrë më kritike dhe ta përmirësosh vazhdimisht punën tënde.

Një nga mësimet më të rëndësishme që kam marrë gjatë rrugëtimit tim në shkencë nuk lidhet me çmimet apo publikimet. Lidhet me këmbënguljen e vazhdushme. Në kërkimin shkencor duhet të mësosh të bësh të njëjtin eksperiment shumë herë, edhe kur nuk funksionon, dhe të mos dorëzohesh derisa të kesh testuar të gjithë parametrat e mundshëm dhe të kuptosh pse diçka nuk po funksionon.

Për mua, pikërisht kjo aftësi për të vazhduar edhe pas dështimeve të përsëritura ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme profesionale dhe personale gjatë karrierës sime.

  • Çfarë ju ka dhënë përvoja në një qendër ndërkombëtare kërkimore dhe çfarë keni mësuar gjatë këtyre viteve që mendoni se ju ka formuar si shkencëtare?

Përvoja në një qendër ndërkombëtare kërkimore më ka dhënë jashtëzakonisht shumë, jo vetëm në aspektin shkencor, por edhe në mënyrën se si mendoj dhe punoj. Kur punon çdo ditë me njerëz që vijnë nga vende, kultura dhe shkolla të ndryshme shkencore, mëson ta shohësh të njëjtën pyetje nga këndvështrime të ndryshme. Mëson të diskutosh, të pranosh kritikën, ta vësh në dyshim edhe idenë tënde dhe, kur faktet e kërkojnë, ta ndryshosh atë.

Mendoj se secili që qëndron gjatë në shkencë e bën sepse, në një mënyrë apo tjetër, e do atë që bën. Për mua personalisht, ajo që më tërheq më së shumti është pikërisht e panjohura. Në shkencë nis me një pyetje dhe ndërton një hipotezë, por eksperimentet jo gjithmonë të japin përgjigjen që ke pritur. Shpesh rezultatet të detyrojnë ta ndryshosh hipotezën, të mendosh nga e para dhe të nisësh në një drejtim tjetër. Dhe pikërisht kjo e bën shkencën kaq interesante dhe asnjëher të mërzitshme.

Ndoshta kjo është ajo që më ka formuar më së shumti si shkencëtare të mos kem frikë nga e panjohura, të jem kritike ndaj rezultateve të mia dhe të vazhdoj të bëj pyetje. Për mua, shkenca kërkon përkushtim, durim dhe një lloj dashurie permanente për të panjohurën.

  • Kur shihni rrugëtimin tuaj deri këtu, cilat janë arritjet për të cilat ndiheni më shumë krenare dhe cilat janë sfidat që ju kanë mësuar më shumë?

Kur e shoh rrugëtimin tim deri këtu, mendoj se një nga gjërat për të cilat ndihem më shumë krenare është pikërisht fakti që nuk jam dorëzuar, edhe në momentet kur gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i kam planifikuar.

Shpesh ua tregoj këtë studentëve shqiptarë, sepse besoj se vetë rrugëtimi im mund të jetë një mesazh i mirë për ta jo gjithmonë duhet ta shohim një dështim apo një pengesë si fundin e rrugës. Gjatë Masterit, për shembull, nuk do ta kisha menduar kurrë se një ditë do të arrija të ndërtoja një karrierë si shkencëtare. Kishte shumë momente pasigurie dhe shumë raste kur eksperimente, plane apo ide nuk funksiononin.

Por ajo që kam mësuar është se duhet të kesh guximin të fillosh përsëri. Ndonjëherë nga e para, ndonjëherë duke ndryshuar drejtimin, por pa humbur fokusin.

Prandaj, arritja për të cilën ndihem më krenare nuk është vetëm një diplomë, një publikim apo një pozicion akademik. Është fakti që kam vazhduar përpara edhe kur rruga nuk ka qenë e lehtë. Dhe ndoshta sfida më e madhe, por edhe mësimi më i rëndësishëm, ka qenë se dështimi shumë shpesh është pjesë e suksesit.

  • Çfarë do të dëshironit të ndërtonit në vitet e ardhshme, si në karrierën tuaj shkencore, ashtu edhe në marrëdhënien tuaj me akademinë dhe studentët?

Karriera shkencore është shumë kërkuese dhe kërkon përkushtim të vazhdueshëm, por pikërisht kjo është edhe ajo që më motivon. Qëllimi im është të vazhdoj rrugëtimin tim në kërkimin shkencor dhe të kuptoj më mirë se si mund të identifikohen ndryshimet që çojnë drejt zhvillimit të kancerit sa më herët, para se sëmundja të zhvillohet plotësisht, dhe si mund t’i targetojmë këto procese në mënyrë më efektive.

Në vitet e ardhshme do të doja të vazhdoja të ndërtoja projekte që lidhin biologjinë bazë të qelizës me pyetje që mund të kenë rëndësi për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit.

Sa i përket marrëdhënies me Shqipërinë dhe Kosovën, jam gjithmonë e hapur të kontribuoj me ide, eksperiencë dhe këshillim aty ku ekspertiza ime mund të jetë e dobishme. Por ajo që më entuziazmon më së shumti është mundësia për të mbështetur gjeneratat e reja.

Mendoj se vetëm duke krijuar një masë kritike njerëzish të trajnuar, të motivuar dhe të lidhur me njëri-tjetrin mund të ndërtojmë diçka të qëndrueshme. Do të doja që në të ardhmen të kontribuoja, së bashku me kolegë të tjerë nga diaspora dhe nga vendi, në krijimin dhe funksionalizimin e laboratorëve të biologjisë molekulare, ku studentët dhe studiuesit e rinj të kenë mundësi reale të bëjnë kërkim shkencor.

Nëse mund të ndihmoj që një student i ri ta ketë rrugën pak më të lehtë se sa e kemi pasur ne në fillim, për mua kjo do të ishte një arritje shumë e rëndësishme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.