Tiranë/Tensione në protestë, policia përdor ujë, gaz lotsjellës dhe fishekë gome

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas tri ditëve manifestime të qeta, protesta e sotme në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit hodhën gurë, kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia reagoi me autobotë me ujë, gaz lotsjellës dhe spray me piper.

Përplasjet e para u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ndërhyri me autobotë dhe gaz lotsjellës, duke zhvendosur protestuesit drejt qendrës së qytetit.

Më pas, protestuesit u drejtuan në zona të ndryshme, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrinë. Përdorimi i gazit lotsjellës krijoi një re tymi përgjatë bulevardit, ndërsa një pjesë e protestuesve u shpërnda në rrugët përreth.

Gjatë ndërhyrjes, policia përdori gjithashtu spray me piper dhe fishekë gome. Ndërkohë, forcat RENEA u pozicionuan pranë Kryeministrisë.

Në disa zona të qytetit u raportuan edhe kosha të djegur, ndërsa efektivët vijuan lëvizjet në zonën ku u zhvilluan përplasjet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.