Përfaqësuesja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar për protestat e fundit në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet, të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Ocasio-Cortez bëri të ditur se gjatë javës së fundit ka marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë shprehur shqetësim për sigurinë e familjarëve të tyre në Shqipëri.
“Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre. I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet, të ndalë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, shkroi kongresmenja.
Ocasio-Cortez është një tjetër zë nga Kongresi amerikan që shpreh shqetësim për zhvillimet në Shqipëri, ndërsa pjesëtarë të diasporës shqiptare në SHBA kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë e të afërmve të tyre dhe situatën politike në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.