Sindikata e Pedagogëve thërret marshim solidariteti: Stop dhunës ndaj studentëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë thërret marshim solidariteti me studentët, të martën në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës. Me moton “Stop dhunës ndaj studentëve”, SPUSH kërkon ndalimin e dhunës policore dhe hapjen e rrugës për dialog.

Marshimi do të zhvillohet të martën, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti me studentët, në ditën e gjashtë të protestës së tyre.

Përmes një njoftimi publik, sindikata shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si dhunë policore ndaj studentëve dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në marshimin me moton “Stop dhunës ndaj studentëve”.

Marshimi do të mbahet të martën, më 20 tetor 2026, në orën 10:00, në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).

SPUSH bën të ditur se ka qenë në mbështetje të protestës studentore që prej nisjes së saj, ndërsa e konsideron pjesëmarrjen në marshim një detyrim qytetar dhe njerëzor, me qëllim mbrojtjen e studentëve dhe krijimin e hapësirës për dialog.

Në thirrjen e saj, sindikata thekson rëndësinë e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë, duke kërkuar ndalimin e dhunës dhe hapjen e rrugës për dialog mes palëve.

Marshimi i paralajmëruar nga pedagogët vjen në një moment kur protesta studentore vijon prej gjashtë ditësh, ndërsa kërkesat e studentëve dhe reagimi ndaj mënyrës së menaxhimit të protestave mbeten në qendër të debatit publik./ Portali Shkollor/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.