Nga Migjen Kajtazi
«Huis clos» është një shfaqje teatrale në një akt nga Jean-Paul Sartre, e shkruar në fund të vitit 1943. Ajo u shfaq për herë të parë më 27 maj 1944 në teatrin Vieux-Colombier, në Paris, dhe u botua nga Gallimard në vitin 1945.
Në këtë vepër, Sartre bashkon tre personazhe të mbyllur përgjithmonë në të njëjtën dhomë. Pa pasqyrë, pa rrugëdalje dhe pa mundësi për t’i ikur njëri-tjetrit, secili bëhet për tjetrin një vështrim, një gjykatës e, nganjëherë, edhe një xhelat. Pikërisht nga kjo përballje lind shprehja e famshme e Sartre-it: «Ferri janë të tjerët.»
Zgjedhja e veprës «Huis clos» për 30-vjetorin e Teatrit “Kurora” është gjithashtu një mënyrë për të kujtuar se një vepër e madhe i reziston kohës kur vazhdon të na flasë për të tashmen. Sot, vështrimi i të tjerëve nuk kufizohet më vetëm brenda mureve të një dhome. Ai na shoqëron përmes rrjeteve sociale, ekraneve, komenteve, imazheve dhe kësaj lidhjeje të vazhdueshme, e cila nganjëherë mund të shndërrohet në një formë tjetër burgosjeje.
Në një kohë kur brezat e rinj rriten në zemër të këtyre ndërfaqeve, «Huis clos» na fton të jemi të vëmendshëm ndaj vendit që i japim vështrimit të tjetrit. Më shumë se tetëdhjetë vjet pas Sartre-it, pyetja mbetet çuditërisht aktuale: Si të jetojmë me të tjerët pa u bërë robër të vështrimit të tyre?
Pikërisht për 30-vjetorin e tij, Teatri “Kurora” ka zgjedhur që kjo pyetje të jehojë në skenë, mes kujtesës, së tashmes dhe së ardhmes.
Shfaqja e pjesëss teatrale « Huis Clos » e Sartit, do luhet nga aktorët : Vanessa Risterucci, Rilind Ajeti e Valentina Cengaj. Regjin e kësaj pjese teatrale ështërealizuar nga Visar Qusaj. Pjesa teatrale do shfaqet me 23, 24 e 25 tetor 2026 . Në Usine à Gaz në Nion . Me 23 e 24 tetor shfaqja do fillojë në ora 20h kurse me 25 tetor shfaqja do filloj në ora 17h .Me datën 23 tetor në ora 19 h Kurora do ofrojë një aperitivë me rastin e festimit të 30 vjetorit .
Hyrja është falas. Kontributet për Teatrin “Kurora” janë gjithmonë të mirëseardhura.
https://www.facebook.com/theatre.kurora
Teatri – një art që bashkon
Teatri, si pjesë përbërëse e artit, përmbledh në vetvete shumë forma dhe disiplina artistike: letërsinë, muzikën, koreografinë, dizajnin, arkitekturën, pikturën, prozën, poezinë etj.
Të gjitha këto forma të artit i mundësojnë publikut të shohë, të ndiejë, të përjetojë dhe të jetojë drejtpërdrejt një histori, e cila bëhet e dukshme përmes vënies në skenë dhe pranisë së drejtpërdrejtë të aktorëve.
Kjo lidhje e drejtpërdrejtë mes artistëve dhe publikut përjetohet aty për aty, në kohën e tashme, por në të njëjtën kohë mbart gjithë mundin dhe përkushtimin e artistëve gjatë përgatitjes së një shfaqjeje, shpesh të bazuar në skenarë dhe vepra të shkruara shumë kohë më parë.
Kështu, një vepër e krijuar në të kaluarën ringjallet në skenë dhe i jep mundësinë publikut të sotëm ta përjetojë e ta shijojë atë, duke e përcjellë më pas për ditë të tëra emocionin dhe mesazhin që ka marrë.
“Kurora” – 30 vjet në shërbim të artit dhe kulturës
Nuk do të ishin të plota këto fjalë për teatrin dhe lidhjen e tij me publikun, po të mos flisnim për Teatrin shqiptar “Kurora” të qytetit të Nyonit, në kantonin Vaud të Zvicrës.
Ishte viti 1996, kur, me nismën e një grupi të rinjsh shqiptarë, të cilët gjetën forcën, kohën dhe energjinë për t’iu përkushtuar artit dramaturgjik, u themelua Teatri “Kurora”.
Ky themelim ndodhi në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për shqiptarët e Kosovës, në një kohë kur Kosova përjetonte represionin dhe okupimin serb. Në atë periudhë, një pjesë e madhe e diasporës shqiptare ishte e angazhuar në mobilizimin dhe organizimin e mbështetjes për Kosovën.
Megjithatë, këta të rinj të pasionuar pas artit gjetën forcën dhe vullnetin për të krijuar vepra artistike, duke e shndërruar artin dhe teatrin edhe në një formë të shprehjes së identitetit, rezistencës dhe ruajtjes së kulturës shqiptare.
Sot, pas 30 vitesh, Teatri “Kurora” ka vendosur në kurorën e sukseseve të tij shumë shfaqje dhe prezantime. Aktiviteti i tij ka nisur me pjesë teatrale në gjuhën shqipe dhe më pas është zgjeruar edhe me pjesë në gjuhën frënge.
Përgjatë këtyre tri dekadave, “Kurora” ka dëshmuar se teatri mund të jetë një hapësirë e rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e kulturës, por edhe një mjet për të krijuar ura komunikimi mes komuniteteve të ndryshme.
Nga kultura shqiptare drejt dialogut ndërkulturor
Prej disa vitesh, Teatri “Kurora” zhvillon aktivitete edhe në fushën e dialogut ndërkulturor. Ky angazhim tregon se rruga e tij nuk është vetëm ajo e ruajtjes së një trashëgimie kulturore, por edhe e hapjes ndaj kulturave të tjera dhe krijimit të hapësirave të përbashkëta.
Në këtë frymë, pjesa «Huis clos» e Jean-Paul Sartre-it, e zgjedhur për 30-vjetorin e teatrit, merr një kuptim të veçantë. Ajo nuk është vetëm një vepër klasike e dramaturgjisë botërore, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi marrëdhëniet njerëzore, mbi mënyrën se si e shohim dhe e gjykojmë tjetrin dhe mbi sfidat e bashkëjetesës.
Pas 30 vitesh veprimtari, “Kurora” vazhdon kështu të ndërtojë ura mes artit, kulturës dhe shoqërisë, duke e kthyer skenën në një hapësirë takimi, reflektimi dhe dialogu.
Një prezentim i shkurtër i Biografis së Kurorës figuron në gjuhën frenge si vijonë :
Description de la troupe « Kurora »
Création du théâtre : 1996
Chronologie, lieu, et participations du théâtre et cinéma :
1997 : « Nusja pa duvak », à Nyon (VD), Monthey (VS), Genève (GE) etc.
1999 : « Ali hoxha, hoxhë Alia » à Nyon, Genève, Lausanne, etc.
2000-2001 : « Fundi i legjendave », Nyon, Lausanne, Renens, Lucerne, Bâle, Berne, Zurich, etc.
2002 : « Fundi i legjendave », Festival des théâtres à Ferizaj (Kosovë)
2004 : « Tout un hiver sans feu », un film de Greg Zglinski, CAB Production SA, les producteurs délégués : Jean-Luis PORCHET et Gérard RUEY, (plusieurs prix internationaux, et nominé « Meilleur long-métrage » au Prix du cinéma Suisse 2005, à Soleur
2005 : « Mauvaise saison sur l’Olympe », Nyon
2006 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », Nyon, Lausanne, Ecublens, Yverdon, Renens, Genève, Crissier, spectacle en cours
2007 : « Extraits des 10 ans d’humour, La lettre de condoléance » de Lova GOLOTCHINER, Nyon, spectacle en cours
2008 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2008 », Nyon
2009 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2009 », Nyon
2010 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2010 », Nyon
2011 : Dans le cadre des ateliers théâtraux, Kurora a préparé et représenté Vue du Pont
d’Arthur Miller 7 fois au Théâtre Funambule à Nyon et une fois à Genève dans le cadre de la journée international contre le racisme.
2011 : Participation aux Assises Cantonales de l’Immigration avec les saynètes
2012 : Projet « Les Ateliers Théâtraux Kurora 2012 », Nyon
2012 : Participations à la Journée Internationale pour la Non-Violence à La Bibliothèque Municipale de Lausanne avec les saynètes
2013 : La pièce de théâtre « Antigone » de Jean Anouilh, Nyon, Lausanne, Gland
2014 : Dans le cadre de la table ronde organisé par le BCI le 18 mars 2014, intermèdes contre le racisme et la discrimination2014 : « Monsieur Guri Ura, l’étrangers d’ici », interculturel 2014, Nyon
2015 : Les ateliers théâtraux contre le racisme et la discrimination
2016 : « Ateliers théâtraux contre la discrimination », Apprentissage et jeux scénique sur la prévention du racisme, Nyon
2017 : « Le Clan des Divorcés » D’Alil Vardar, Nyon
2017: « Ateliers théâtraux contre la discrmination », projet scénique axé sur la prévention du racisme pour les jeunes à Nyon et ses environs.
2018 : « Partir sur Mars de Migjen Kajtazi », « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Nyon, Lausanne
2019 : « Partir sur Mars de Migjen Kajtazi », « Les ateliers théâtraux contre la discrimination et radicalisation des jeunes à Nyon », Lausanne
2020- 2024 : « Le prénom », Les ateliers théâtraux contre la discrimination, Nyon, Prishtinë, Lausanne



