Shqipëria digjet, në ende kërkojmë armiq!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ng Gjergj DODAJ – Bruksel

Një popull që kalon shekuj duke kërkuar armiq, rrezikon të harrojë se si bëhen miqtë dhe, mbi të gjitha, si zgjidhen problemet e veta.

Sa shumë armiq kemi prodhuar ndër shekuj! Ndoshta jemi ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtij lloj «malli», me një imagjinatë politike që nuk njeh as kufij, as krizë furnizimi. Sikur të kishim prodhuar po aq mirëqenie sa armiq, Shqipëria sot do të ishte një vend krejt tjetër!

Kemi prodhuar armiq të jashtëm e të brendshëm, armiq të shpallur e të dyshuar, armiq të vërtetë e armiq imagjinarë. Kemi pasur armiq borgjezë, kapitalistë, revizionistë, imperialistë, integristë e shovinistë. Kemi pasur edhe armiq brenda mureve tona: kolaboracionistë, kulakë, tradhtarë, devijacionistë e sabotatorë. Në periudha të ndryshme të historisë sonë, mjaftonte një etiketë për ta kthyer një njeri në armik dhe një dyshim për ta bërë atë fajtor.

Dikur, armiku ishte ai që nuk mendonte si partia. Ai që shprehte një mendim ndryshe, që guxonte të kundërshtonte, që nuk përshtatej me vijën zyrtare. Mjaftonte të mos ishe në rresht për të përfunduar në anën e gabuar të historisë. E kështu, në emër të mbrojtjes së atdheut, u persekutuan njerëz, u shkatërruan familje, u burgosën të pafajshëm dhe u dënuan mendime.

Ndryshuan kohët, ndryshuan fjalët, ndryshuan flamujt, por, me sa duket, nuk ndryshoi krejtësisht zakoni ynë i vjetër: kur nuk dimë si t’i zgjidhim problemet, fillojmë të kërkojmë fajtorët. Dhe kur nuk i gjejmë, nuk e kemi të vështirë t’i shpikim.

Sot, në vend që të pyesim pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje, duket se jemi përsëri të zënë me gjuetinë e armiqve.

Kur vendi përballet me kriza politike, kur qytetarët dalin në rrugë për të kërkuar përgjigje, kur të rinjtë shprehin pakënaqësinë e tyre dhe kur besimi te institucionet vihet në pikëpyetje, çfarë bëjmë? Në vend që të dëgjojmë, të analizojmë dhe të kërkojmë rrugëdalje, shpesh fillojmë të pyesim se kush qëndron pas protestave, kush po i nxit, kush po i financon dhe kush paska interes ta destabilizojë Shqipërinë.

Sigurisht, ndërhyrjet e jashtme dhe përpjekjet për të cenuar stabilitetin e një shteti nuk duhen përjashtuar paraprakisht. Por ato duhen provuar me fakte, jo përdorur si shpjegime të gatshme sa herë që pushteti përballet me pakënaqësinë e qytetarëve.

Sepse këtu lind një pyetje e thjeshtë, por e pakëndshme: kush mund ta destabilizojë një vend që është tashmë i tronditur nga problemet e veta, më shumë sesa paaftësia për t’i zgjidhur ato?

A mund të quhet armik i Shqipërisë çdo qytetar që proteston? A është tradhtar ai që kërkon përgjegjësi nga qeveria? A përbën kërcënim për sigurinë kombëtare çdo zë kritik që nuk i pëlqen pushtetit? Dhe, nëse dikush shkel ligjin gjatë një proteste, a do të thotë kjo se të gjithë protestuesit kanë humbur të drejtën për t’u dëgjuar?

Jo! Një demokraci nuk matet me numrin e njerëzve që heshtin, por me aftësinë e institucioneve për të dëgjuar edhe ata që kundërshtojnë. Protesta paqësore është një e drejtë demokratike. Dhuna, nga ana tjetër, nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet vetëm sepse zemërimi ka shkaqe të kuptueshme. Por as dhuna e disa individëve nuk mund të përdoret si perde për të fshehur kërkesat e drejta të të tjerëve.

Duhen ndarë gjërat: protestuesi nga dhunuesi, kritika nga shpifja, kundërshtimi politik nga tradhtia, përgjegjësia individuale nga fajësimi kolektiv.

Përndryshe, do të vazhdojmë të jetojmë në një realitet ku secili e shpall veten mbrojtës të atdheut dhe kundërshtarin armik të tij. Një realitet ku askush nuk e pranon gabimin, sepse është gjithmonë dikush tjetër që ka komplotuar, sabotuar, provokuar apo tradhtuar.

Dhe ndërsa ne kërkojmë armiqtë, problemet presin zgjidhje.

EUROPA, ËNDRRA QË NUK DUHET TA KTHEJMË NË JUSTIFIKIM

Për dekada me radhë, shqiptarët e kanë parë Europën si një horizont lirie, demokracie, drejtësie dhe mirëqenieje. Shumë prej nesh e kanë ëndërruar Shqipërinë si një vend ku ligji është mbi pushtetin, ku institucionet u shërbejnë qytetarëve dhe ku askush nuk ndihet i detyruar të largohet për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Për këtë ëndërr kanë punuar, sakrifikuar dhe emigruar mijëra familje shqiptare.

Por Europa nuk është një parullë që mund ta përdorim sa herë na leverdis. Ajo nuk është as një mburojë pas së cilës mund të fshihemi për të shmangur përgjegjësitë tona. Integrimi europian nuk është vetëm çështje diplomacie, flamujsh dhe takimesh zyrtare. Është, para së gjithash, çështje institucionesh funksionale, drejtësie të besueshme, llogaridhënieje dhe respektimi të të drejtave të qytetarëve.

Nuk mund të pretendojmë se po ecim drejt Europës, nëse çdo kritik e shohim si kundërshtar, çdo kundërshtar si armik dhe çdo pakënaqësi si komplot.

Nuk mund të kërkojmë të na besojnë institucionet europiane, nëse nuk ndërtojmë besim te institucionet tona.

Dhe nuk mund të fajësojmë të huajt për çdo dështim tonin, sikur e ardhmja e Shqipërisë të varej vetëm nga vullneti i të tjerëve.

Europa që duam nuk ndërtohet duke numëruar armiqtë, por duke zgjidhur problemet që i largojnë qytetarët nga vendi i tyre.

KUR SHQIPËRIA DIGJET, KUSH MERRET ME ZJARRIN?

Populli ynë, me atë mençurinë e hidhur që shpesh lind nga vuajtjet, ka një shprehje të ashpër: «Shpia digjet, kurva krihet!»

Një shprehje që nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Ajo përshkruan pikërisht atë gjendje kur shtëpia është përfshirë nga flakët, por dikush vazhdon të merret me pamjen e vet, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë vetes sot është kjo: a nuk po sillemi ndonjëherë pikërisht kështu?

Kur shoqëria është e tensionuar, kur besimi te politika lëkundet, kur të rinjtë kërkojnë të ardhme dhe kur qytetarët presin përgjigje, a duhet të merremi pafundësisht me identifikimin e armiqve, ndërsa zjarri vazhdon të përhapet?

A duhet të harxhojmë energjitë tona duke akuzuar njëri-tjetrin, apo të përpiqemi të kuptojmë se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe si mund ta shuajmë?

Nëse ka korrupsion, le të hetohet dhe të ndëshkohet sipas ligjit. Nëse ka abuzim me pushtetin, le të kërkohet përgjegjësi. Nëse ka shkelje gjatë protestave, le të veprojnë institucionet kompetente, me prova dhe në përputhje me ligjin. Nëse ka ndërhyrje të huaja, le të dokumentohen dhe të trajtohen me seriozitet.

Por asnjë akuzë nuk duhet të shërbejë si zëvendësim për zgjidhjen e problemeve. Asnjë etiketë nuk duhet të përdoret për të mbyllur gojën e kritikëve. Dhe asnjë pushtet nuk duhet të harrojë se qeverisja nuk është privilegj pa përgjegjësi, por detyrim ndaj qytetarëve.

Qeveria duhet të qeverisë, opozita duhet të ofrojë alternativa, institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe qytetarët duhet të kenë mundësinë të shprehen pa frikë. Kjo nuk është një kërkesë revolucionare. Është minimumi që pritet nga një demokraci.

ARMlKU MË I RREZIKSHËM ËSHTË AI QË NA PENGON TË SHOHIM TË VËRTETËN

Ndoshta problemi ynë më i madh nuk është se kemi shumë armiq, por se jemi mësuar t’i kërkojmë ata kudo, përveçse aty ku duhet të kërkojmë përgjegjësi.

Është më e lehtë të shpallësh dikë armik sesa të pranosh një gabim. Është më e lehtë të akuzosh një komplot të jashtëm sesa të ndreqësh një padrejtësi të brendshme. Është më e lehtë të fajësosh kundërshtarin sesa të ndërtosh një zgjidhje. Dhe është shumë më e lehtë të ndezësh zemërimin e turmës sesa të fitosh besimin e qytetarëve.

Por një vend nuk ecën përpara duke e ndarë popullin e vet në patriotë dhe tradhtarë, në të bindur dhe armiq, në tanët dhe të tjerët. Ai ecën përpara kur ligji zbatohet njësoj për të gjithë, kur pushteti kontrollohet, kur kundërshtari respektohet dhe kur problemet nuk fshihen pas propagandës.

Shqipëria nuk ka nevojë për një fushatë të re kundër armiqve imagjinarë. Ka nevojë për më shumë drejtësi, më shumë përgjegjësi, më shumë dialog dhe më pak arrogancë. Ka nevojë për institucione që nuk tremben nga e vërteta dhe për drejtues që nuk e ngatërrojnë kritikën me armiqësinë.

Sepse atdheu nuk mbrohet duke i mbyllur gojën qytetarit, por duke i krijuar atij mundësinë të jetojë me dinjitet në vendin e vet.

Nuk mbrohet duke e quajtur armik këdo që ngre zërin, por duke dëgjuar arsyet që e kanë shtyrë të flasë.

Nuk mbrohet duke shpikur rreziqe për të shmangur përgjegjësitë, por duke u përballur me rreziqet që ekzistojnë vërtet.

Dhe mbi të gjitha, nuk mbrohet duke e lënë vendin të digjet, ndërsa ne merremi me atë se kush e ndezi shkrepësen, pa bërë as përpjekjen më të vogël për të shuar flakët.

Mjaft më me prodhimin e armiqve! Është koha të fillojmë prodhimin e zgjidhjeve.

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë armiq. Ka nevojë për qytetarë që nuk e shohin njëri-tjetrin si armiq, për drejtues që pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe për një politikë që e kupton më në fund se interesi i vendit është më i madh se interesi i pushtetit.

E nëse nuk e kuptojmë këtë, rrezikojmë të vazhdojmë të përsërisim të njëjtin gabim historik: të kërkojmë fajtorë për zjarrin, ndërsa shtëpia jonë digjet.

Dhe kur të mos mbetet më asgjë për të shpëtuar, atëherë mund të jetë tepër vonë për të kuptuar se armiku më i madh nuk ishte ai që kërkonim, por koha që humbëm duke mos zgjidhur problemet tona.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.