Tensione në qytetet e tjera,studentes i bie të fikët në Vlorë,përplasje në Lezhë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Protestat janë shoqëruar me tensione edhe në qytete të tjera të vendit, ku janë raportuar raste të humbjes së ndjenjave, përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe shoqërime në komisariat.

Në Vlorë, një studente ka humbur ndjenjat gjatë protestës. Dyshohet se gjendja e saj është shkaktuar nga vapa, lodhja dhe ecja e gjatë.

Ndërkohë, në Lezhë janë regjistruar përplasje të forta mes forcave të Policisë dhe adoleshentëve. Gjatë protestës, një adoleshent është parë i gjakosur në mes të rrugës.

Edhe në Durrës, Policia është shpërndarë në disa zona të qytetit, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e zhvillimeve të sotme. Efektivët janë vendosur në disa pika ku pritej të grumbulloheshin protestuesit, ndërsa disa persona janë shoqëruar nga Policia.

Situata në qytete të ndryshme paraqitet e tensionuar, ndërsa protestat vijojnë të shoqërohen me përplasje dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.