Durrës/ U përplasën me policinë jashtë universitetit, shoqërohen 27 studentë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Tensionet mes studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ditës së sotme, kanë përfunduar me 27 studentë të shoqëruar në komisariat.

Shoqërimet erdhën pas përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë në ambientet e jashtme të universitetit.

Ndërkohë, gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, policia shoqëroi 35 persona. Sipas raportimeve, mes personave të arrestuar ka edhe të mitur.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe shoqërimeve, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet. Zhvillimet e dy ditëve të fundit tregojnë se situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.