Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e katërt të saj. Ndërsa mëngjesi i kësaj të premteje nisi me bojkote mësimi dhe përleshje të nxënësve më policinë në rrethe si Vlora, Durrësi, Shkodra, Lezha, Burreli etj, studentët e kryeqytetit kanë nisur marshimin drejt ministrisë së Arsimit rreth mesditës.
Thirrjet e tyre, “poshtë komunizmi” kanë pushtuar rrugët e kryeqyteti, ku pritet të jetë sot gjithashtu një ditë me protesta masive dhe mosbindje civile.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Edi Rama të cilin e fajësojmë për kushtet e vështira ekonomike, tarifat e larta të studimeve, mungesën e tregut të punës…
Nderkaq, kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.
“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.