SHBA/ Besa Sharrah: Shqipëria ka nevojë për institucione transparente

E martë, 17 Nëntor, 2026

Besa Sharrah, aktiviste,  profesioniste, në, politikat ndërkombëtare dhe shërbimin publik në SHBA, njëkohësisht anëtare e Komisionit për Çështjet e Evropës Lindore të shtetit të Ohajos, ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke kërkuar transparencë, përgjegjshmëri institucionale dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Përmes një reagimi publik, Sharrah thekson se demokracia nuk matet vetëm nga aleancat ndërkombëtare dhe orientimi euroatlantik, por edhe nga mënyra se si institucionet shtetërore i trajtojnë qytetarët.

“Shqipëria është e shqiptarëve, jo e kusarëve! Heshtja është e papranueshme! Është koha të dëgjohet populli”, shkruan ajo, duke shprehur shqetësimin për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj protestuesve.

Sharrah kërkon që këto raportime të shqyrtohen seriozisht, duke garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri. Ajo nënvizon se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet dhe se dhuna duhet të refuzohet nga të gjitha palët.

“Zëri i qytetarëve ka rëndësi. Dinjiteti i tyre ka rëndësi. E ardhmja e Shqipërisë ka rëndësi”, thekson ajo në reagimin e saj.

Profesionistja shqiptare në SHBA kujton gjithashtu se prej vitesh ka mbështetur të drejtën e votës së diasporës, forcimin e demokracisë dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë. Sipas saj, këto parime kërkojnë që institucionet të garantojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Në një mesazh të publikuar edhe në anglisht, Sharrah shpreh mbështetjen për pjesëmarrjen qytetare paqësore, duke theksuar se zërat që kërkojnë më shumë mundësi, llogaridhënie dhe respekt për të drejtat duhet të dëgjohen, të respektohen dhe të mbrohen.

Ajo shprehet se do të vijojë të angazhohet për rritjen e ndërgjegjësimit, komunikimin me vendimmarrësit, drejtuesit e komunitetit dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe për nxitjen e dialogut konstruktiv në mbështetje të qytetarëve shqiptarë dhe aspiratave të tyre demokratike.

Sharrah rithekson gjithashtu mbështetjen për ndërtimin e institucioneve të pakorruptuara dhe transparente, si një element thelbësor për forcimin e demokracisë dhe besimit të qytetarëve te shteti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.