Stefan Çapalikut promovon në Londër romanin “Sarajevo Saga”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Anila Kadija

Romani “Sarajevo Saga” i shkrimtarit shqiptar Stefan Çapaliku u prezantua në dy aktivitete të zhvilluara në Londër, më 13 dhe 14 tetor, në ambientet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Takimet u dhanë mundësi lexuesve dhe dashamirësve të letërsisë të njihen me veprën dhe të bashkëbisedojnë nga afër me autorin.

Përtej promovimit, romani ka marrë vëmendje edhe në skenën letrare britanike. “Sarajevo Saga”, botuar nga shtëpia botuese “Istros Books” dhe përkthyer nga shqipja në anglisht nga Vlora Konushevci, është përzgjedhur nga libraria e pavarur londineze “John Sandoe Books” për listën e saj të prozës letrare për sezonin e vjeshtës dhe Krishtlindjeve 2026. Sipas njoftimit, romani është i vetmi titull i përfshirë në kategorinë e Evropës Lindore në katalogun sezonal të letërsisë artistike.

Vepra është gjithashtu propozimi i “Istros Books” për çmimin “Queen Mary Small Press Fiction Prize 2027”, sipas njoftimit të fondacionit “Republic of Consciousness” dhe organizatorëve të çmimit.

“Sarajevo Saga” është një sagë familjare që ndërthur kujtesën me historitë e familjeve të përfshira në ndryshimet e mëdha demografike të epokës së Perandorisë Austro-Hungareze. Rrëfimi lidh historitë e fëmijëve që largohen drejt Sarajevës pas Luftës së Parë Botërore me kërkimin e një shkrimtari për pasardhësit e familjes së tij, ndërsa përpiqet të kapërcejë bllokimin krijues.

Gjatë bashkëbisedimit me autorin, diskutimi u përqendrua te raporti mes letërsisë dhe historisë, burimet që kanë frymëzuar veprën dhe udhëtimi që romani i propozon lexuesit.

I pyetur për përgjegjësinë historike që shoqëron shkrimin e një sage familjare, Çapaliku theksoi se synimi i tij është të shkruajë letërsi, jo histori. Sipas tij, vepra nuk synon të shërbejë si tekst referues për njohjen e së kaluarës, por qasjet personale mund të ofrojnë një mënyrë të veçantë për ta kuptuar atë.

“Qasjet personale janë shpesh më të pagabueshme se ato që të ofrojnë tekstet historike”, u shpreh shkrimtari.

Sa u përket burimeve të frymëzimit, Çapaliku veçoi letërsinë dokumentare dhe librat me kujtime, të cilët, siç shpjegoi, bashkohen në mendjen e tij si pjesë të një pazëlli, prej të cilave ndërton botë të reja. Ai e përshkroi marrëdhënien mes leximit dhe shkrimit përmes një krahasimi të thjeshtë: “Të lexosh është njësoj si të hash, të shkruash është njësoj si të gatuash. Pra, të hash dhe të gatuash nuk është e njëjta gjë”.

Për atë që mund të presin lexuesit nga “Sarajevo Saga”, autori tha se dëshiron t’u ofrojë kënaqësinë e një udhëtimi të përbashkët në kohë dhe hapësirë, të mbushur me të panjohura, ankthe dhe gëzime.

Çapaliku nuk e konsideron, megjithatë, leximin e librit si një detyrim për publikun. Për të, rëndësi ka që lexuesi të jetë mendjehapur dhe i gatshëm jo vetëm të gjejë konfirmime të bindjeve të veta, por edhe të përballet me ide që mund t’i kundërshtojë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.