“Teutana”, prezantohet në Bruksel botimi në frëngjisht i Alfred Dukës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me një interes të veçantë për letërsinë, u zhvillua aktiviteti promovues i romanit TEUTANA, me autor Alfred Dukën, të përkthyer në gjuhën frënge nga përkthyesi Gjergj Dodaj, botuar në Francë nga shtëpia botuese Libres d’écrire, më 26 gusht 2026.

Veprimtaria u moderua nga zonja Enida Rrapaj, avokate, kryetare e Dhomës së Tregtisë Belgjikë-Shqipëri dhe njëkohësht gazetare e radios “Jehona e Shqipes”, e cila drejtoi takimin duke sjellë në vëmendje vlerat letrare të veprës, universin krijues të autorit, dhe sfidat që shoqërojnë përkthimin e një romani nga një gjuhë në tjetrën.

Takimi u shndërrua në një hapësirë të bukur dialogu mes autorit, përkthyesit dhe lexuesve, ku letërsia u bë pikëtakimi i dy gjuhëve, dy kulturave dhe i përvojave njerëzore që kapërcejnë çdo kufi.

“TEUTANA”, një udhëtim në labirintet e shpirtit njerëzor.

Përtej një historie dashurie, TEUTANA shpalos një univers kompleks, ku ndërthuren identiteti, kujtesa, trupi, dëshira, xhelozia, vuajtja dhe marrëdhënia e njeriut me veten dhe me të tjerët.

Përmes personazheve dhe konflikteve të tyre të brendshme, Alfred Duka e fton lexuesin të depërtojë përtej pamjes së jashtme të njeriut, atje ku fshihen plagët e padukshme, kundërthëniet e ndërgjegjes dhe dilemat që përcaktojnë fatin njerëzor.

Romani nuk kufizohet vetëm në rrëfimin e një historie, por shndërrohet në një kërkim mbi mënyrën se si njeriu e përjeton ekzistencën, si përballet me të kaluarën, dhe si përpiqet të gjejë vendin e vet përballë së panjohurës.

Alfred Duka, shkrimtari që eksploron kompleksitetin e njeriut.

Gjatë takimit, autori Alfred Duka foli për romanin e tij, për personazhet dhe për dimensionin njerëzor e filozofik të veprës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të moderatores, ai u ndal te një prej pohimeve më domethënëse të romanit, që lidhet me personazhin Niko, por që, sipas autorit, shpreh edhe një pjesë të përvojës së tij personale.

“Është e vërtetë që, siç thuhet në roman, dhe aty bëhet fjalë edhe për mua, por besoj se edhe për këdo; unë kam lindur pjesë-pjesë. Asgjë tek unë nuk ka të njëjtën moshë. Se lindja, nuk është një datë e caktuar, por një proces që shtrihet përgjatë gjithë jetës. E vërteta është se unë, jo vetëm kam lindur pjesë pjesë, por besoj se nuk kam lindur akoma, dhe kam frikë, se do të vdes pa lindur plotësisht…”, u shpreh Alfred Duka.

Ky pohim, sa paradoksal aq edhe domethënës, duket se përmbledh një nga idetë qendrore të romanit: lindja e njeriut nuk është gjithmonë një ngjarje e përfunduar në çastin kur ai vjen në jetë. Ajo mund të jetë një proces i gjatë, shpeshherë i papërfunduar, i shënuar nga përvojat, plagët, zbulimet dhe përpjekjet për të kuptuar vetveten.

Në këtë kuptim, TEUTANA nuk është vetëm historia e personazheve të saj, por edhe një reflektim mbi njeriun, që vazhdon të kërkojë veten, ndonjëherë pa arritur ta njohë plotësisht.

Takimi shpeshherë, mori trajtat e një spektakli, që rrodhi spontanisht, ndërmjet debatesh dhe pyetje-përgjigje të autorit dhe përkthyesit me të pranishmit. Spikati dialogu i një zonje, të angazhuar me të drejtat e grave, me autorin. Ajo disi e revoltuar nga njëfarë sensi maskulist që mori debati iu drejtua autorit me pyetjen “djegëse”: “ Çfarë mund të na thoni për tradhtinë bashkëshortore?”

Autori me një manovër gjysmë me humor iu përgjigj: “Është gjëja që di të bëj më mirë!” Ilariteti në sallë, e ç’tensionoi situatën mrekullisht.

Gjergj Dodaj: Përkthimi si rilindje në një gjuhë tjetër.

Një vend të veçantë në këtë veprimtari zuri edhe fjala e përkthyesit Gjergj Dodaj, i cili ndau me të pranishmit përvojën e tij gjatë përkthimit të romanit në gjuhën frënge.

Duke folur për sfidat e këtij procesi, ai theksoi se përkthimi letrar nuk është thjesht një punë gjuhësore, por një përpjekje për të përcjellë në një gjuhë tjetër botën e brendshme të autorit dhe të personazheve të tij.

«Të bësh të flasë Alfred Duka në frëngjisht nuk ishte e lehtë. Është e lehtë të gjesh fjalët e thëna në një gjuhë tjetër, por problemi është t’i bësh personazhet të flasin në gjuhën e përkthimit me të gjitha ndjesitë e tyre, me dhimbjet dhe gëzimet e tyre; të hysh në lëkurën e tyre, pra në lëkurën e krijuesit të tyre, të autorit. Dhe uroj t’ia kem arritur», u shpreh ai.

Duke iu referuar pohimit të Alfred Dukës se njeriu nuk lind i tëri në një ditë, por pjesë-pjesë, përkthyesi e lidhi këtë ide me përvojën e tij profesionale dhe personale.

“Nëse do të nisem nga ajo që thotë autori përmes Nikos, njërit prej personazheve kryesore të romanit, se ne nuk kemi lindur në një ditë, por pjesë-pjesë, atëherë mendoj se tek unë po lind përkthyesi që ende nuk kishte lindur.”

Një reflektim që e kapërcen përvojën e zakonshme të përkthimit dhe e shndërron atë në një proces zbulimi e rilindjeje. Përkthyesi nuk është më vetëm ndërmjetësi mes dy gjuhëve, por bëhet pjesë e udhëtimit krijues, duke zbuluar edhe vetveten përmes veprës që përkthen.

Albert Nikolli: “TEUTANA”, një hartë e ndërgjegjes dhe e kujtesës njerëzore.

Një vlerësim të veçantë për romanin paraqiti shkrimtari Albert Nokolli, i cili e analizoi veprën në rrafshin psikologjik, filozofik dhe letrar.

Ai e cilësoi romanin TEUTANA si «një hartë topografike të inkoshiencës dhe polifonisë njerëzore», duke theksuar se “romani mund të lexohet njëkohësisht si një rrëfim linear, si një dramë dashurie mes dy figurave femërore, Teutës dhe Anës, por edhe si një udhëtim arkeologjik në vetë zemrën e strukturës së mendimit dhe të kujtesës njerëzore”.

Sipas Nokollit, vepra ndërton një konflikt që zhvillohet brenda ndërgjegjes dhe vetëdijes së personazheve, duke e shndërruar secilën prej dy figurave femërore në një matricë psikologjike më vete.

Ky interpretim nxjerr në pah kompleksitetin e personazheve, të cilët nuk mund të kuptohen vetëm përmes veprimeve të tyre, por kërkojnë një lexim më të thellë të motiveve, kujtimeve dhe përplasjeve të brendshme që i drejtojnë.

Në përfundim të analizës së tij, Albert Nokolli dha një formulim që përmbledh në mënyrë domethënëse dimensionin filozofik të romanit: “TEUTANA nuk është një roman për atë që ndodh mes dy botëve, por për atë që digjet në heshtje kur njeriu duhet të pranojë të jetë njëherazi banesa e së kaluarës dhe udhëtari drejt së panjohurës.”

Një vlerësim që e vendos romanin përtej kufijve të një historie të zakonshme dashurie, duke e paraqitur atë si një eksplorim të kujtesës, të identitetit dhe të përvojës njerëzore.

Një vlerësim për cilësinë e përkthimit.

Përshtypjet e tij mbi romanin i ndau gjithashtu ish-drejtori i Festivalit të Filmit Mesdhetar në Bruksel, Philippe PREUX, njëkohësisht gazetar, por edhe i pranishmi më i famshëm i promovimit, i cili u shpreh me vlerësime shumë pozitive për punën e përkthyesit.

Ai vuri në dukje cilësinë profesionale dhe rrjedhshmërinë e versionit frëngjisht, duke theksuar se përkthimi i mundëson lexuesit frankofon ta zbulojë veprën në një gjuhë të natyrshme, të qartë dhe të këndshme për t’u lexuar. Ai, pasi i trguan se kush ishte përkthyesi, e përfundoi fjalën e tij, duke ju drejtuar atij me një batutë, jashtë pjesës zyrtare, kur tha se “Me sa kam parë në këtë përkthim, do të bëhesh i famshëm!”

Vlerësimi i tij nënvizoi rëndësinë e përkthimit letrar si një mjet thelbësor për përhapjen e letërsisë përtej kufijve gjuhësorë dhe kulturorë.

Në këtë rast, botimi frëngjisht i TEUTANA-s përbën një mundësi të re që universi krijues i Alfred Dukës të njihet nga një publik më i gjerë dhe që dialogu ndërmjet kulturës shqiptare dhe asaj frankofone të pasurohet përmes letërsisë.

Një mbrëmje e mbushur me letërsi, dialog dhe emocione.

Takimi, i cili u nderua nga prezenca et përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë, nëpëmjet konsulles, Zonjës Jonida KIKI, dhe asaj të Kosovës, nëpërmjet Sekretarit të saj të Parë, Zotit Liridon Bajrami, si edhe nga prezenca e shkrimtarit të njohur shqiptaro-belg, Skënder SHERIFI, i cili figuron në fjalorin e famshëm francez “Larousse“ dhe e këngëtares së famshme, Justina ALIAJ, që ishin një vlerë e shtuar. u përmbyll me një koktej, gjatë të cilit pjesëmarrësit patën mundësinë të bashkëbisedonin me autorin Alfred Duka dhe përkthyesin Gjergj Dodaj, të shkëmbenin përshtypje rreth romanit dhe të diskutonin mbi përvojën e përkthimit e mbi mundësitë që letërsia krijon për afrimin e kulturave.

Promovimi i romanit TEUTANA në Bruksel dëshmoi edhe një herë se letërsia është një hapësirë ku gjuhët nuk përbëjnë pengesa, por ura komunikimi, dhe ku historitë individuale mund të shndërrohen në përvoja universale.

Përmes këtij botimi në gjuhën frënge, romani i Alfred Dukës nis një rrugëtim të ri drejt lexuesit frankofon, duke i ofruar atij një histori që ndërthur dashurinë, brishtësinë, kujtesën dhe kërkimin e vazhdueshëm të njeriut për të kuptuar veten.

Sepse, në fund të fundit, siç sugjeron edhe vetë romani, njeriu nuk përfundon së linduri në çastin kur vjen në jetë. Ai vazhdon të lindë përmes përvojave, dhimbjeve, dashurive dhe përpjekjeve për të gjetur kuptimin e ekzistencës së tij.

Dhe pikërisht në këtë udhëtim të papërfunduar qëndron një pjesë e rëndësishme e forcës letrare të romanit TEUTANA, të cilin mund të gjendet në rrjetin më të njohur frankofon të librarive, FNAC, si edhe në linjë në format elektronik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.