Adri Mehmeti: Talenti shqiptar që po shkruan historinë në futbollin amerikan

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA

“Adri Mehmeti, 17-vjeçari mesfushor (midfielder) i New York Red Bulls është një nga talentet më të shquara të gjeneratës së re të futbollit amerikan”, kështu të paktën shkruan gazeta The New York Times.

Ajo thotë se dy javë më parë ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara (USMNT), duke fituar tre ndeshje miqësore.Por, rruga e tij është një histori sakrificash familjare që fillon në Shqipëri dhe vazhdon në rrugët e New York-ut.

Prindërit e tij janë emigrantë shqiptarë. Babai, Van Mehmeti, erdhi në SHBA në moshën 21-vjeçare si emigrant nga Shqipëria, duke lënë pas vendlindjen për të ndërtuar një jetë të re.

Ai erdhi me statusin e një emigranti të ri, i vendosur të punojë dhe të krijojë një familje. Në Amerikë njohu gruan e tij, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Pas martesës, Van i tha bashkëshortes se donte një familje të shëndetshme… dhe fëmijë që do të bëheshin futbollistë.

Kur Adri lindi në New York, Van kishte vendosur 50 topa rreth krevatit të tij në spital. “Më vonë erdhën edhe lodrat,” tregon ai për NYT-The Athletic.

Lidhja e Vanit me futbollin nuk është ajo e një ish-lojtar profesionist, por e një babai që e ktheu pasionin në mision.

Ai e pa futbollin si rrugën më të mirë për djalin e tij që të përparonte në vendin e ri. Në Staten Island, ku familja u vendos kur Adri ishte dy vjeç, Van hoqi një pjesë të gardhit për të ndërtuar një mur betoni ku djali mund të stërvitej vetëm.

Kopshti i shtëpisë u quajt “Mini Maracanã”.

Nga mosha 5 deri në 12 vjeç, Adri ka bërë rreth 1.5 milionë prekje topi aty. Treqind pasime me dy këmbë, dy herë në ditë, plus ndeshje 1v1 me babanë.

“Nëse bën atë punë në atë moshë, si nuk do të ia dalësh?” thotë Van.

Ai nuk ishte thjesht një prind që i çonte djalin në stërvitje, por ai ishte trajneri i parë, bashkëlojtari  i lojës dhe burimi i disiplinës së hekurt.

Kur erdhi thirrja nga akademia e New York Red Bulls, stërvitjet ishin në Whippany, New Jersey – 45 minuta udhëtim në secilën anë.

Në të njëjtën kohë lindi edhe vajza e tyre. Van, i cili drejtonte një biznes transporti, filloi të punonte me turne, ditën e natën, dhe flinte vetëm katër orë për të mundur ta çonte djalin në stërvitje dhe të fliste me të pas tyre.

Sakrificat u shpërblyen. Kur Adri shënoi golin e tij të parë në MLS, babai ishte në stadiumin e Miamit.

Përqafimi i tyre emocional u bë simbol i asaj rruge. “Të gjithë familja dhe të afërmit që kanë sakrifikuar për mua – pa ta unë nuk do të isha këtu,” tha Adri pas debutimit me USMNT.

I riu mbetet i i disponueshem (eligjibël)për Shqipërinë, dhe ka luajtur njëherë me U-15. “Ne nuk harrojmë nga vijmë,” thotë Van.

“Por ky vend më ka dhënë gjithçka. Adri do të vendosë vetë. Nëse ai është i lumtur, ne jemi njëqind mijë herë më të lumtur.” thotë Mehmeti për prestigjozen njujorkeze.

Historia e Adri Mehmetit, siç e tregon The New York Times / The Athletic, është dëshmi se talentin e rritin sakrificat e heshtura të një familjeje emigrante shqiptare në Amerikë.

Video/photos : https://youtu.be/u1PvHfpbyRA?is=K2ExULwdjTPN8uOl

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.