Protesta/ Studentët bojkotojnë mësimin, përplasje para Ministrisë së Arsimit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Protesta e studentëve ka rinisur të mërkurën në Tiranë. Në ditën e dytë të tubimit studentor, lëvizjes i janë bashkuar edhe gjimnazistë. Studentët e disa universiteteve dhe fakulteteve kanë bojkotuar mësimin dhe janë drejtuar drejt Ministrisë së Arsimit, pas përplasjeve të dhunshme të një dite më parë.

Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën “Tafaj”, duke iu bashkuar protestës qytetare kundër qeverisë.

Protesta para Ministrisë së Arsimit nisi më herët se ora e paralajmëruar, 14:00, dhe u shoqërua me tensione. Disa protestues shkulën kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore, duke i vendosur si barriera në rrugë, ndërsa hodhën sende të forta dhe gurë në drejtim të godinës dhe forcave të policisë. Protestuesit iu drejtuan gjithashtu efektivëve me thirrjen “Mos na provokoni!”.

Situata u përshkallëzua pasi disa protestues u vunë flakën koshave të mbeturinave në Rrugën e Durrësit. Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese, ndërsa autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët. Gjatë ndërhyrjes pati edhe shoqërime të protestuesve.

Ndryshe nga dita e martë, kur pati përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, gjatë pjesës së parë të tubimit të sotëm nuk u raportuan përplasje të drejtpërdrejta me efektivët. Megjithatë, situata u tensionua më vonë, duke sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit.

Ndërkohë, Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë për ngjarjet e së martës. Sipas policisë, ata dyshohen për dhunë ndaj punonjësve të rendit, dëmtime të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe shkatërrim të bankomateve, kamerave dhe rrethimeve metalike.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor është e garantuar me Kushtetutë, ndërsa veprimet e paligjshme do të ndiqen penalisht.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.