Bilanci i protestës: 21 të lënduar,16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

E martë, 17 Nëntor, 2026

Protesta e 13 tetorit përfundoi pas gati 10 orësh përplasjesh në Tiranë. 21 qytetarë morën ndihmë mjekësore, 16 persona u arrestuan dhe 49 të tjerë u proceduan penalisht. Pamjet e dhunës ndaj protestuesve, mes tyre të 19-vjeçarit Ledion Balla dhe 22-vjeçarit Klevi Metaj, u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Mes rasteve që tërhoqën vëmendjen publike ishte ai i 19-vjeçarit Ledion Balla, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pamjet e tij të shtrirë pa ndjenja, teksa shoqërohej nga katër efektivë policie, u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Në video, i riu shfaqet i pavetëdijshëm dhe me këmbën e dëmtuar rëndë.

Pas reagimeve publike, Policia e Shtetit njoftoi pezullimin nga detyra të katër efektivëve të përfshirë në ngjarje, si dhe të shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 1. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ndaj personave të pezulluar ka filluar edhe hetimi disiplinor. Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar një version të plotë të ngjarjes.

Një tjetër rast i dokumentuar në pamjet e shpërndara online është ai i 22-vjeçarit Klevi Metaj. Në video, ai shfaqet i vetëm përballë gjashtë efektivëve të policisë, të cilët e godasin me shkopinj gome. Në pamje të tjera, Metaj duket i prangosur pranë portës së Ministrisë së Arsimit, përpara se të shoqërohet në një furgon policie. Gjatë mbrëmjes u raportua se ai ishte shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

21 qytetarë morën ndihmë mjekësore

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 21 qytetarë morën ndihmë mjekësore pas protestës. Në njoftimin e publikuar, ministria bën të ditur se tre kalimtarë u trajtuan në spital, njëri prej të cilëve po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Për dy të tjerët, sipas njoftimit, vijonte qëndrimi në spital.

Nga tre protestuesit e përmendur në njoftim, dy do të qëndronin të shtruar, ndërsa për të tretin po kryhej vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse kishte nevojë për shtrim.

Megjithatë, ministria nuk dha detaje të mëtejshme për natyrën dhe shkallën e dëmtimeve të secilit prej të lënduarve, duke mos ofruar një pasqyrë të plotë të pasojave shëndetësore të përplasjeve.

16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

Në njoftimin e publikuar mëngjesin e 14 tetorit, Policia e Shtetit bëri të ditur arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve për ngjarjet gjatë protestës. Sipas policisë, personat akuzohen për veprime të dhunshme, vjedhje, dëmtim të pronës dhe kundërshtim të punonjësve të rendit.

Sipas versionit zyrtar të policisë, tubimi nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë protestës, grupe protestuesish, disa prej tyre të maskuar, hodhën gurë, sende të forta, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të efektivëve, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Policia raportoi dëmtime në kangjellat, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe në kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistikën rrugore. Sipas të njëjtit njoftim, u thyen dhe u dogjën sende brenda një institucioni mikrofinanciar dhe u dëmtua fasada prej xhami e një banke.

Përmes një deklarate publike, Policia e Shtetit argumentoi se ndërhyrja e efektivëve u krye “në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit”.

Përplasjet vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes

Pas përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt kryqëzimit të Rrugës së Durrësit me sheshin Skënderbej, ku u dogjën banderola dhe sende të tjera, ndërsa u dëmtua një pjesë e infrastrukturës rrugore.

Gjatë mbrëmjes, grupe protestuesish hynë në godinën e Bashkisë së Tiranës, ku ndezën lëndë plasëse. Grupe të tjera u shpërndanë në zonat e Pazarit të Ri, Selvisë dhe 9-katësheve.

Gjatë përpjekjeve për shpërndarjen e turmës, policia përdori gaz dhe spraj lotsjellës. Përplasjet u shoqëruan me pamje të të rinjve të gjakosur dhe të lënduar, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale dhe u pasqyruan edhe nga mediat evropiane e ndërkombëtare.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku vizitoi protestuesit e arrestuar. Pas vizitës, ajo deklaroi se arrestimet, sipas saj, dëshmojnë një sistem që tregohet i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët.

Protesta e 13 tetorit është pjesë e tubimeve që zhvillohen prej tre muajsh në Tiranë, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Pakënaqësia ndaj qeverisë ka vijuar të nxjerrë qytetarët në rrugë, ndërsa protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e rendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.