Protesta e studentëve në Tiranë, përplasje me policinë dhe të lënduar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Disa qindra studentë, gjimnazistë, pedagogë dhe qytetarë protestuan këtë të martë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një tubim që u përshkallëzua në përplasje me policinë. Gjatë protestës e cila vazhdon ende u thyen xhamat e godinës, u dëmtuan dyert dhe kangjellat, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës. Raportohet për disa persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, një protestues dhe një gazetare.

Protesta nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit, duke bllokuar qarkullimin. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën vezë, bojë, gurë dhe mjete piroteknike drejt godinës së ministrisë, ndërsa disa prej tyre shkulën kangjellat dhe pllaka nga rruga, thyen xhamat e dritareve dhe tentuan të dëmtonin derën e institucionit.

Përmes një deklarate të publikuar para protestës, studentët kërkuan largimin e klasës politike 35-vjeçare, duke e akuzuar atë për mungesë të hapave konkretë në përmirësimin e arsimit. Ndër kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve në fakultete dhe konvikte, ndërhyrje në infrastrukturën arsimore, si dhe dorëheqja e ministres së Arsimit dhe e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër Ministrisë së Arsimit, të cilën protestuesit e cilësuan si “ministria e turpit”. Ata u kanë bërë thirrje studentëve nga qytete të ndryshme dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke shprehur pakënaqësinë për problemet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Përplasjet me policinë

Situata u tensionua gjatë ndërhyrjes së policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën. Në terren u angazhuan dy mjete ujëhedhëse dhe dhjetëra efektivë policie, ndërsa u krijuan kordone për të mbajtur protestuesit larg godinës së ministrisë.

Përplasjet vijuan në zonën e Rrugës së Durrësit dhe në drejtim të rrugës “Mine Peza”. Disa protestues u shoqëruan nga policia, ndërsa një prej tyre u prangos teksa ndodhej i shtrirë në asfalt. Nga ana tjetër, protestuesit vijuan të hedhin gurë dhe sende të tjera drejt efektivëve.

Gjatë ndërhyrjeve raportohet për disa persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, një protestues dhe një gazetare e një televizioni informativ. Në vendngjarje mbërritën autoambulancat për t’u dhënë ndihmën e nevojshme personave të lënduar. Gazetarja kishte pësuar një dëmtim në këmbë.

Pas disa ndërhyrjeve dhe tërheqjeve, forcat e policisë u spostuan sërish në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata vijoi të mbetej e tensionuar.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi atë që e cilësoi si dhunë policore ndaj qytetarëve, duke u bërë thirrje efektivëve të ndalonin veprimet e dhunshme.

Deri në këto momente, studentët nuk kanë bërë publike një listë të detajuar me kërkesa konkrete për ndryshime në politikat arsimore. Pjesa më e madhe e protestuesve janë studentë të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik, ndërsa tubimit i janë bashkuar edhe gjimnazistë, pedagogë dhe qytetarë të tjerë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.