“Klubi i leximit shqip”, nisma e re për fëmijët shqiptarë në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Fëmijët shqiptarë në Londër do të kenë një mundësi më shumë për të lexuar në gjuhën shqipe dhe për t’u njohur me historinë e kulturën shqiptare, përmes “Klubit të leximit shqip”, një nismë që do të zhvillohet në bibliotekën publike Pimlico Library.

Nisma vjen në kuadër të projektit “Biblioteka Shqip në Diasporë”, të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD), në të cilin është përfshirë edhe Shkolla Shqipe “Aleksandër Xhuvani”. Pas komunikimeve të zhvilluara nga drejtuesja e shkollës, Aida Haziri, Pimlico Library ka pranuar të mirëpresë libra për fëmijë në gjuhën shqipe dhe botime dygjuhëshe Shqip–Anglisht, të cilat do të jenë në dispozicion të lexuesve.

Në kuadër të kësaj nisme, me iniciativën e Aida Hazirit, pranë bibliotekës do të organizohet një herë në muaj edhe “Albanian Reading Club”, një klub leximi që synon të krijojë një hapësirë për fëmijët dhe familjet shqiptare në Londër. Aktivitetet do të përfshijnë leximin e librave shqip, njohjen me historinë e Shqipërisë dhe Kosovës, takime me persona që do t’u lexojnë fëmijëve, si dhe veprimtari që promovojnë gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Takimi i parë i klubit është njoftuar për të shtunën, më 17 tetor 2026, nga ora 14:00 deri në 15:00, në Pimlico Library, Lupus Street, Pimlico, SW1V 3AT, Londër.

Nisma përkon edhe me nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027 në Shkollën Shqipe “Aleksandër Xhuvani”. Sipas njoftimit të mësueses Aida Haziri, dita e parë e shkollës u zhvillua në ambientet e bibliotekës Pimlico, ku fëmijët shqiptarë nisën mësimin e gjuhës shqipe, në një aktivitet të shoqëruar me emocione dhe entuziazëm.

Përveç librave të vendosur në Pimlico Library, botime të tjera do të jenë pjesë e bibliotekës së shkollës shqipe. Koleksionit i janë shtuar edhe tre libra në gjuhën shqipe dhe angleze, të dhuruar nga autorja Merita Isufi.

Aida Haziri ka falënderuar Qendrën e Botimeve për Diasporën për dhurimin e librave dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Diti L. Gashin për transportin e tyre nga Shqipëria në Londër. Falënderime u janë drejtuar gjithashtu stafit të Pimlico Library për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Përmes kësaj nisme, biblioteka synon të krijojë një pikë takimi për familjet shqiptare dhe të lehtësojë qasjen e fëmijëve në libra shqip, duke nxitur përdorimin e gjuhës amtare edhe jashtë mjedisit familjar dhe shkollor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.