Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës.
Përmes një reagimi të publikuar pas zgjedhjes së saj, Destani ka uruar popullin e Kosovës dhe Presidenten e re, duke e cilësuar përmbylljen e procesit të konsolidimit të institucioneve shtetërore si një zhvillim të rëndësishëm për vendin.
“Urime popull i Kosovës, urime Akademike e nderuar, Justina Shiroka-Pula”, shkruan Destani.
Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin e krerëve të vendit dhe liderëve politikë në kapërcimin e ngërçit institucional, duke i përgëzuar për, siç shprehet, “urtësinë, frymën e kompromisit dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore”.
Sipas Destanit, stabiliteti institucional krijon kushtet për zhvillimin ekonomik të Kosovës, nxitjen e investimeve dhe fuqizimin e kapitalit njerëzor.
“Një shtet me institucione të plota dhe funksionale është shtet që frymëzon besim te partnerët ndërkombëtarë dhe te vetë rinia e tij e mrekullueshme”, shprehet ai.
Destani ka uruar që zgjedhja e Presidentes së re të shënojë nisjen e një kapitulli të ri për Kosovën, me më shumë bashkëpunim dhe zhvillim.
“Uroj që ky kapitull i ri të jetë fillimi i një epoke me suksese të pandalshme, bashkëpunim të ngushtë dhe prosperitet të gjithanshëm. Ju priftë e mbara!”, përfundon reagimin e tij Lazim Destani.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.