Mbi 350 studentë e profesionistë shqiptarë pjesë e samitit në Fordham University

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mbi 350 studentë dhe profesionistë shqiptaro-amerikanë u mblodhën më 4 tetor në Fordham University, në Samitin Shqiptaroa-Amrikan të studentëve, një aktivitet i organizuar nga Albanian-American National Organization (AANO), dega e New York-ut.

Samiti, i zhvilluar në bashkëpunim me Albanian Student Association në Fordham University, mblodhi rreth 200 studentë dhe më shumë se 150 profesionistë nga fusha të ndryshme, së bashku me organizata studentore shqiptare, organizata komunitare, biznese dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Aktiviteti u përqendrua te mentorimi, rrjetëzimi profesional dhe krijimi i mundësive të reja për brezin e ri të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

Programi përfshiu katër panele kryesore: Biznes, Financë dhe Lidership; Teknologji, Inovacion dhe Sipërmarrje; Ligj, Lidership dhe Angazhim Qytetar; si dhe Shëndetësi pa kufij.

Profesionistë dhe drejtues shqiptaro-amerikanë ndanë me studentët përvojat e tyre, rrugëtimin profesional dhe këshilla praktike, duke i inkurajuar ata të krijojnë kontakte dhe të kërkojnë mundësi profesionale edhe përtej auditorëve universitarë.

Sipas presidentit të AANO New York, Ervin Toro, komuniteti shqiptaro-amerikan ka arritur suksese në shumë fusha, ndërsa sfida e radhës është që këto përvoja të lidhen dhe të krijojnë mundësi për brezin e ri.

“Ne kemi kaq shumë shqiptarë të suksesshëm në çdo profesion. Mundësia tani është ta lidhim këtë sukses, të ndajmë përvojën tonë dhe të krijojmë rrugë për brezin e ardhshëm”, u shpreh Toro.

Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësi të komunikojnë drejtpërdrejt me profesionistë, sipërmarrës, përfaqësues biznesesh dhe drejtues të komunitetit. Organizatorët synojnë që këto kontakte të shndërrohen në mundësi mentorimi, praktika profesionale dhe vende të ardhshme pune.

Samiti u zhvillua me mbështetjen e sponsorëve, organizatave studentore shqiptare, organizatave jofitimprurëse dhe komunitare, panelistëve dhe vullnetarëve.

Pjesëmarrja e madhe në aktivitet tregoi interesin e brezit të ri për të ruajtur lidhjet me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për të përfituar nga përvoja e profesionistëve shqiptarë në SHBA.

Për AANO New York, samiti synon të jetë pjesë e një nisme më të gjerë për të krijuar ura mes studentëve, profesionistëve, bizneseve dhe organizatave shqiptaro-amerikane, me synimin që suksesi individual të kthehet në mundësi për të gjithë komunitetin.

Foto kortezi e  Vasjana Minga / EleniMPhotography

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.