Justina Shiroka-Pula është zgjedhur mesnatën e së martës Presidente e Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend. Përballë saj në garën për kreun e shtetit ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila mori vetëm një votë, ndërsa dy vota u shpallën të pavlefshme.
Votimi për presidentin u zhvillua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila zgjati deri pak pas mesnate. Zgjedhja e Shiroka-Pulës i dha fund ngërçit të gjatë politik që kishte shoqëruar procesin e zgjedhjes së presidentit, pas rreth dy vitesh përplasjesh politike.
Me zgjedhjen e saj, Justina Shiroka-Pula bëhet gruaja e tretë që drejton Kosovën në postin e Presidentes, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit.
Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula u betua në Kuvend dhe deklaroi se do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, duke u zotuar të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe të punojë për forcimin e institucioneve të Kosovës.
Në fjalën e saj të parë si Presidente, ajo theksoi gjithashtu orientimin euroatlantik të Kosovës dhe angazhimin për mbrojtjen e Kushtetutës, interesit të Republikës dhe dinjitetit të qytetarëve.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Amendamenti u miratua me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi mori 88 vota.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.