Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizon Panairin e Librit 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizon më 11 tetor 2026 edicionin e pestë të Panairit të Librit. 

Sipas njoftimit zyrtar aktiviteti do të zhvillohet në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, në adresën 90 Riverdale Rd, Riverdale, NJ 07457 përgjatë orëve 11:00-17:00.

Në këtë aktivitet që organizohet në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës  pritet të marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, si dhe emra të njohur të letërsisë shqipe.

Panairi synon të sjellë pranë komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara autorë dhe botime nga hapësira shqiptare, duke krijuar një mundësi për promovimin dhe njohjen e letërsisë shqipe në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.