27 shtatori i vitit 2026, do mbetet një ditë e shënuar për Komunitetin Shqiptar të Selanikut.
Në Perea të Selanikut, në ambientet e shkollës Nr. 2 të qytetit, filloi programi i mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës shqipe për fëmijët e emigrantëve të asaj zone. Në këtë zonë ku banojnë me qindra familje shqiptare, kjo shkollë ishte një domsodoshmëri.
Në ditën e parë të fillimit të shkollës, çdo njeri përjeton ndjesi, mall dhe kujtime të bukura mes fëmijëve.
Tamam si në një vatër të ngrohtë, dhe nuk do gjenim emër me domethënës për këtë ambient se sa ta pagëzonim “Vatër Mësimore”, dhe bile në emrin e Rilindasit të shquar Kostandin Kristoforidhi.
Për fëmijët shqiptarë, shumica e të cilëve kanë lindur në Greqia, gjuha greke është pjesë e përditshmërisë e jetës dhe kulturës së tyre.
Por jeta e njeriut nuk mund të jetë e plotësuar pa u zhvilluar edhe ajo që mbart qënia e tij, si pjesë e personalitetit të tij edhe si pasuri e trashëgimisë së tij kulturore.
“Është hera e parë, pas 35 vjetësh që jap mësim këtu, të shikoj shqiptarët të interesohen për mësimin e gjuhës së tyre amtare, përgëzime “- na tha ish drejtori i kësaj shkolle, kur i bëmë kërkesën tonë.
Kjo nismë u bë e mundur edhe falë mbështetjes së Kryebashkiakut të Pereas, avokatit të njohur Theodhoros Tzekis.
Në çeljen e shkollës përshëndetën drejtuesit e Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Dr. Luan Zyka, Dr. Rafail Lipi, Ylli Cani, Simon Pepa. Në emër të prindërve përshëndeti Ardiani.
Drejtoresha e shkollës, Maria Siabani përgëzoi për nismën tonë, uroi duke këshilluar fëmijët që të mësojnë gjuhën e tyre amtare, dhe duke ofruar sallën me të plotësuar të shkollës, si edhe çdo mbështetje tjetër.
Mësuesja e përkushtuar Vera Gjoni més emocioneve, përshëndeti fëmijët duke i regjistruar dhe ndarë librat e gjuhës, dhe literaturën e nevojshme, të dhuruar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë.