Mbi 40 shkolla shqipe hapën dyert në Londër, “Ardhmëria” nis vitin e ri mësimor

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mbi 40 shkolla shqipe në Londër dhe zona të tjera të Mbretërisë së Bashkuar kanë nisur vitin e ri mësimor, duke mirëpritur fëmijët e familjeve shqiptare që zgjedhin të ruajnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe.

Për Shoqatën Ardhmëria, përgatitjet për nisjen e vitit të ri kanë nisur prej muajsh. Përveç organizimit të mësimit, puna ka përfshirë përgatitjen e materialeve, trajnimin e mësueseve të reja, mbledhjet dhe komunikimin me prindërit dhe administratat e shkollave.

Një pjesë e stafit pedagogjik punon në mënyrë vullnetare. Shoqata veçon edhe mbështetjen e familjeve të mësueseve, veçanërisht të atyre që kanë fëmijë të vegjël dhe që krahas punës dhe angazhimeve familjare përballojnë edhe përgatitjet për mësimin e gjuhës shqipe. Në këtë kuadër, mirënjohja shkon edhe për bashkëshortët dhe familjarët që i mbështesin në këtë angazhim.

Një rol të rëndësishëm kanë pasur edhe prindërit e nxënësve. Gjatë muajve të verës ata kanë komunikuar me shoqatën për regjistrimet dhe janë angazhuar në përgatitjet për nisjen e vitit shkollor.

Për zhvillimin e mësimit janë siguruar gjithashtu libra, materiale dhe mjete të tjera mësimore. Sipas Shoqatës Ardhmëria, kjo është bërë falë kontributit të Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe institucioneve përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe donatorëve të shoqatës.

Shoqata Ardhmëria, e drejtuar nga Lutfi Vata, vijon kështu aktivitetin e saj me rrjetin e shkollave shqipe në Londër dhe më gjerë, me synim mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.