Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar do të organizojë këtë të dielë, më 27 shtator, një protestë në qendër të Londrës. Tubimi mbahet në shenjë reagimi kundër procesit gjyqësor dhe aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Aktiviteti, i cili do të mbahet nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Le të dëgjohet zëri ynë”, ka marrë miratimin zyrtar nga Policia Metropolitane e Londrës (Metropolitan Police). Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve për maturi, dinjitet dhe respektim të rendit publik përgjatë gjithë zhvillimit të protestës.
Itinerari dhe orari i marshimit
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga organizatorët, protesta do të zgjasë dy orë, nga ora 15:00 deri në 18:00.
Grumbullimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Richmond Terrace, përballë me selinë e Kryeministrisë britanike në Downing Street. Më pas, protestuesit do të marshojnë në mënyrë të organizuar, të shoqëruar nga kujdestarët e caktuar (stewards) me coha reflektuese, për ta përmbyllur tubimin në North Terrace, pranë Muzeut Kombëtar (National Gallery) në Sheshin Trafalgar.
Në njoftim theksohet rëndësia e bashkëpunimit me autoritetet britanike të rendit për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët, organizatat dhe përfaqësuesit e diasporës në Britani që t’i bashkohen këtij marshimi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.