Marko Kepi nderohet nga Parlamenti i Gjeorgjisë për kontributin ndaj diasporës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqiptaro-amerikani Marko Kepi, themelues i Albanian Roots,  pjesëtar i Trupave të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe oficer i Policisë së Nju Jorkut (NYPD), është nderuar nga Parlamenti i Gjeorgjisë me Certifikatë Mirënjohjeje dhe një çmim të veçantë për kontributin dhe mbështetjen e tij ndaj diasporës gjeorgjiane.

Vlerësimi iu dha Kepit gjatë vizitës së tij në Gjeorgji, ku zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të strukturave që merren me çështjet e diasporës. Takimet synuan forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve shqiptare, gjeorgjiane dhe amerikane.

Gjatë qëndrimit në Gjeorgji, Kepi shprehu mirënjohjen e tij për Giorgi Tabatadze, drejtor i Drejtorisë për Çështjet Ndërkombëtare Ligjore, Konsullore dhe të Diasporës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, për mbështetjen dhe mikpritjen e treguar gjatë vizitës.

Falënderime të veçanta ai adresoi edhe për kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, si dhe deputetin Irakli Zarkua, kryetar i Komitetit të Diasporës, për vlerësimin dhe nderimin e tij.

Kepi, i cili e lidh përvojën e tij si shqiptaro-amerikan me angazhimin në institucionet amerikane, e cilësoi këtë vlerësim si një mundësi për të kontribuar në ndërtimin e urave të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve, gjeorgjianëve dhe amerikanëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.